Sport

Ronaldo nuk ka se çfarë të bëjë, Man.United del “blof” ndaj Aston Villa-s, City fiton në transfertë ndaj Chel

25 Shtator 2021, 13:45 Nga DOSJA
Ronaldo nuk ka se çfarë të bëjë, Man.United del

ANGLI-Kanë përfunduar dy takimet për javën e 6-të të Premier League mes Manchester United-Aston Villa dhe Chelsea-Manchester City. Manchester United humbet në shtëpi ndaj Aston Villa-s me shifrat 0-1.“Djajtë e kuq” bënë një ndeshje mjaft të mirë, por e pa veten në disavantazh vetëm dy minuta para fundit të lojës, pas golit të Hause.

Në minutën e 93-të, Manchester United pati mundësinë për të shmangur humbjen, por nga pika e abrdhë e penalltisë shkoi portugezi Bruno Fernandes, që këtë herë gaboi, duke dërguar sferën mbi traversën e portës, ndërsa talentit Greenwood do t’i peshojë shumë egoizmi i tepruar në këtë sfidë.

Ndërkohë në takimin tjetër Chelsea-Manchester City, “qytetarët” hakëmerren, pas humbjes në finalen e Championsit. Skuadra e Pep Guardiolës fitoi me shifrat 0-1. Në minutën e 52′ ishte Gabriel Jesus që shënoi golin e vetëm të takimit. Vërshëllima finale e arbitrit Michael Olivier la në fuqi rezultatin 0-1 për Manchester City-n, që ngjitet përkohësisht në kuotën e 13 pikëve, aq sa kanë edhe Chelsea, Liverpool e Manchester United, ndërsa Guardiola fiton duelin e parë “anglez” ndaj Thomas Tuchel, të cilin e kishte mposhtur rregullisht në përballjet në Bundesligën gjermane.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport chelsea manchester city manchester united premier league chelsea manchester city manchester united premier league

Sondazh

Poll