Sport

Daja: “Do të riskojmë për 3 pikët, Vllaznia vrastare në kundërsulm”

25 Shtator 2021, 16:09 Nga DOSJA
Daja: “Do të riskojmë për 3 pikët, Vllaznia vrastare

TIRANE – Të dielën, në orën 19:45, Partizani do të presë në “Elbasan Arena” Vllazninë. Sot, trajneri i të kuqve të kryeqytetit, Ilir Daja, në konferencën për shtyp ka folur me superlativa për ekipin e Brdaric, edhe pse nënvizoi se Partizani do të bëjë gjithçka për ta fituar ndeshjen dhe arritur suksesin e parë në këtë kampionat.

Gjendja në kampin e kuq? “Kemi marrë një pikë, por ndeshjes me Skënderbeun nuk i gjej asnjë gabim. Goli nuk është gabim, është faj. Kemi bërë ndeshje të mira, por nuk kemi qenë në maksimumin tonë. Kemi luajtur në fushën e kundërshtarit. Me Skënderbeun luajtëm mire”.

Kundërshtari? “Kemi një ndeshje të vështirë me Vllazninë. Po kalojmë një moment të mirë. Vështirësia rritet për faktin që duhet të fitojmë patjetër. Është koha për të fituar. Jemi të dënuar të riskojmë gjithçka për të marrë tre pikët. Një fitore do i bënte shumë mirë skuadrës në aspektin psikologjik. Gjithsesi, Vllaznia ka kundërsulm vrastar, kanë tre sulmues të shpejtë. Do jetë një ndeshje e vështirë”.

Goli? “Ne kemi çeduar në finalizim, raste kemi pasur dhe kemi humbur edhe një penallti. Sulmi ka edhe pjesë krijimtarie brenda. Duhet pak më shumë të konsolidohemi në fazën e sulmin. Janë edhe 99 pikë në lojë, është herët për të thënë ku do jemi. Gjithmonë Partizani ka objektiva madhorë. Le të fokusohemi te ndeshja e nesërme, pasi ajo është shumë e rëndësishme dhe ne nuk jemi në maksimumin tonë”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ekipin e brdaric elbasan arena ilir daja partizani të dielën vllazninë ekipin e brdaric elbasan arena ilir daja partizani të dielën vllazninë

Sondazh

Poll