Sport

Ndreu: “Morëm një pikë mjaft të vlefshme, por jemi ende larg formës”

25 Shtator 2021, 14:58 Nga DOSJA
Ndreu: “Morëm një pikë mjaft të vlefshme, por jemi

KAMEZ – Trajneri Ramazan Ndreu u shpreh i kënaqur në intervistën e pas ndeshjes në “Supersport” për barazimin e marrë ndaj Tiranës, edhe pse shtoi se futbollistët e tij nuk janë ende në formën e duhur fizike dhe duhet ende punë për të parë Kastriotin e vërtetë.

Sot ka filluar kampionati për Kastriotin?
E vërtetë është. Jemi një ekip i ri dhe morëm dy humbjem, duke pësuar goditje që në start. Jemi ende larg formës tonë më të mirë, por sot kërkoja që të mos humbnim ndeshjen, për të ruajtur moralin dhe për të mos komplikuar rrugëtimin. Ka ende shumë vend për përmirësim, por skuadra luftoi mirë dhe në fund morëm një pikë të vlefshme.

Si do ta zgjidhni problemin e golit në mungesë të Deivid?
Kemi marrë një kroat, që mesa shoh nuk e ka nivelin e Deivid, megjithatë do të mundohemi ta zgjidhim në mënyra të ndryshme. Kemi elementë shumë cilësorë, por kanë ardhur vonë në ekip dhe nuk kanë formën e duhur fizike.

Tirana ju vuri shumë në vështirësi, sidomos në pjesën e dytë…
Skuadra e Tiranës ka një nivel shumë të mirë dhe këtë e thashë edhe më herët, ndërsa ne kemi lojtarë pa gjendjen e duhur fizike. Kur ke lojtarë mesatarë në aspektin teknik, është shumë e rëndësishme të jemi mirë fizikisht.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport deivid kastrioti skuadra e tiranes supersport trajneri ramazan ndreu deivid kastrioti skuadra e tiranes supersport trajneri ramazan ndreu

Sondazh

Poll