Sport

Shkëmbi: “Jemi ekip i ri, vuajmë psikologjikisht, Dinamo ka nevojë për kohë”

25 Shtator 2021, 15:01 Nga DOSJA
Shkëmbi: “Jemi ekip i ri, vuajmë psikologjikisht, Dinamo ka

RROGOZHINE – Pavarësisht bujës së madhe me të cilën u rikthye në Superiore, Dinamo ka regjistruar barazimin e dytë radhazi në kampionat, këtë herë përballë Teutës kampione, ndërsa trajneri Bledi Shkëmbi bën apel për më shumë kohë për kryeqytetasit.

Një Dinamo me shumë luhatje gjatë 90-minutëshit. Pse ndodh kjo?
Është e vërtetë, që nuk kemi të njëjtën vështirësi gjatë 90-minutëshit, por ishim përballë një kundërshtari si Teuta, që është ekipi kampion dhe rezultati qëndron. Megjithatë kemi mundësi të jemi shumë më agresivë dhe të bëjmë maksimumin për të shfrytëzuar rastet që na krijohen. Sot pashë disa momente nënvlerësimi me rastet që patëm.

Dinamo erdhi me shumë bujë në Superiore, por duket se nuk po i justifikon pritshmëritë…
Është e vërtetë që u rikthye me zhurmë dhe vazhdon të bëjë zhurmë, por shumë njerëz duhet të kuptojmë që jemi në javën e tretë dhe në këtë periudhë nuk dilet as kampion e as në Europë. Ne kemi mundësi të bëjmë shumë më mirë gjatë 90 mintave dhe jam i bindur që do t’ia arrijmë, por jemi skuadër e re dhe shumë lojtarë luajnë për herë të parë me njëri-tjetrin.

Ka zëra që thonë se Dinamo vuan fizikisht…
Respektoj të gjithë ish-dinamovitët, por me buton nuk bëhet asgjë. Gjendja fizike arrihet shumë shpejt, por për mua nuk ekziston një problem fizik te Dinamo. Më shumë vuajmë psikologjkisht dhe taktikisht, pasi jemi ekip i ri. Mendoj se po bëjmë mirë, por natyrisht që kemi mundësi të bëjmë më shumë në fushë.

E keni riparë aksionin e golit të anuluar?
E kam parë dhe kam mendimin tim, që do ta mbaj për vete, pasi nuk dua të bëj polemika. Unë i respektoj vendimet e arbitrave dhe mund të them se niveli i tyre është i njëjtë me atë të kampionatit, ndaj nuk dua të bëj polemika, pasi nuk e kam bërë asnjëherë.

Çfarë prisnit më shumë nga Skuka?
Skuka nuk fitoi asnjë duel dhe nuk kërkoi asnjë herë thellësinë, ashtu siç ia kishim kërkuar. Megjithatë ka momente kur futbollisti nuk është gati qoftë fizikisht, qoftë psikologjikisht. Me Mihanën ishim më mirë, por nuk arritëm të kërcënonim sa duhet.

Lojtarët që vijnë nga stoli, nuk arrijnë të gjejnë ritmin e ndeshjes…
Është e vërtetë që nuk kanë dhënë atë që duhet dhe këtu kthehemi te diskutimi për gjendjen fizike. nëse një lojtar vjen nga stoli dhe i duhet të bëjë vetëm 20-30 minuta të mira, këtu nuk flitet për gjendje fizike, por për atë psikologjike. Megjithatë kemi kohë për të përmirësuar ekipin edhe në këtë aspekt, pasi jemi në fillime.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport dinamo mihanën përballë teutës skuka trajneri bledi shkembi dinamo mihanën përballë teutës skuka trajneri bledi shkembi

Sondazh

Poll