Sport

Martini: “Mos ta bëjmë dramë për një ndeshje, sot kishim mungesa”

25 Shtator 2021, 14:56 Nga DOSJA
Martini: “Mos ta bëjmë dramë për një ndeshje, sot

RROGOZHINE – Duke folur për “Supersport” pas ndeshjes, trajneri Edi Martini i Teutës, e minimizoi faktin se skuadra e tij vazhdon të shënojë shumë pak, me vetëm 2 gola në 3 ndeshje të luajtura.

“Ishte një ndeshje që të them të drejtën kishim mungesa në formacione. Kishim edhe lojtarë me probleme fizike, dy lojtarë që duhet të falënderojmë sakrificën që bënë. Në pjesën e parë nuk ishim në 25 minuta e parë në ritëm, luajtën më mirë se ne, por me kalimin e kohës luajtëm më mirë ne. Kemi pak probleme në fazën e finalizimit por duhej të ishim më të vëmendshëm në aspektet sulmuese”.

Golat nga sulmi? “Ne funksionojmë si skuadër, janë këta, ka edhe të tjerë, është Plaku apo Gruda, lojtarë që në momente të veçanta kanë shënuar gola dhe gola të rëndësishëm. Mos ta bëjmë dramë, se nuk është gjë e madhe të mos shënosh në një ndeshje, gjithsesi duhet të përmirësohemi. Është ngërç sepse edhe Dinamo luajti me shumë në mbrojtje, duhet ë punojmë shumë para portës, te 30 metrat e fundit se normalisht duhet të jemi më agresivë para portës, më të shpejtë e më të qartë”.

I kënaqur me ecurinë? “Dy ndeshjet e para ishin më të mira, sot mungesat bënë që të na binte ritmi. Javën tjetër jemi komplet e duhet të shtojmë agresivitetin para portës se është e rëndësishme. Sot na ka dalë disa herë kundërshtari para, duhet të jemi të harmonizuar edhe kur bëjmë presing, të jemi më të shpejtë në lojën në krahë, duhet të punojmë”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport dinamo plaku apo gruda supersport teutës trajneri edi martini dinamo plaku apo gruda supersport teutës trajneri edi martini

Sondazh

Poll