Sport

Fatkeqësia e Chapecoenses ku vdiqën 71 persona/ Pas pesë vjetësh arrestohet përgjegjësja, ishte arratisur në Bolivi

25 Shtator 2021, 12:39 Nga DOSJA
Fatkeqësia e Chapecoenses ku vdiqën 71 persona/ Pas pesë

BRAZIL-Pothuajse pesë vjet pas rrëzimit të aeroplanit që zhduku shumicën e ekipit të Chapecoense-s dhe pasagjerëve të tjerë me 71 vdekje në bord, policia braziliane arrestoi bolivianen Celia Castedo Monastero, e kërkuar që atëherë. Monastero ishte një specialiste në sigurinë e fluturimit dhe në atë kohë nuk zbatoi kërkesat minimale procedurale për miratimin e planit të fluturimit. “Autonomia e paraqitur në program nuk ishte e përshtatshme për udhëtimet në fjalë, pasi për fat të keq epilogu tragjik u konfirmua.

Pas aksidentit, gruaja u arratis në Bolivi pasi 71 nga 77 personat në bord humbën jetën për shkak të veprimeve të saj. Pas arrestimit, i cili u zhvillua në Brazil në shtetin Mato Grosso do Sul në kufirin me Bolivinë, Monastero do të qëndrojë në burg në Corumbrà.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport brazil chapecoense brazil chapecoense

Sondazh

Poll