Sport

Sërish ‘paqe’ në javën e tretë të Superiores: dy ndeshje, dy barazime…

25 Shtator 2021, 13:58 Nga DOSJA
Sërish ‘paqe’ në javën e tretë të

TIRANE – Janë zhvilluar dy takimet e para të javës së 3-të të kampionatit Abissnet Superiore, ndërkohë që nesër do të luhet një dhe të hënën, do të zhvillohen edhe dy takimet përmbyllëse të kësaj jave.

Në stadiumin e Kamzës, bardheblutë e Tiranës nuk shkuan më tepër se një barazim 1-1 ndaj Kastriotit, në rolin e mikpritësit. Madje ishin krutanët ata, të cilët kaluan në epërsi. Pas një prekje të topit me dorë nga Hoxhallari, gjyqtari Bastari, në minutën e 40-të akordoi penallti në favor të Kastriotit. Karakaçi duhej të godiste dy here për të shënuar, pasi Bekaj do ta priste gjuajtjen e parë. Me rezultatin 1-0 për Kastriotin, mbyllet pjesa e pare.

pic.twitter.com/WGcvAK4LwB

— newsport.al (@newsport_al) September 25, 2021

Nuk do të vononte shumë, dhe vetëm pas 4 minutash nga fillimi i pjesës së dytë, sulmuesi i bardhebluve, Seferi do të devijonte me kokë një top të ardhur nga këndi dhe do të barazonte në 1-1. Ky rezultat 1-1 nuk do të ndryshonte deri në fund të takimit, pavarësisht nga përpjekjet e të dyja skuadrave. Kastrioti do të merrte pike e pare, ndërsa Tirana do të bënte një tjetër hap fals, pas barazimit një javë më pare nga Egnatia debutuese.

pic.twitter.com/NzQk57YQQK

— newsport.al (@newsport_al) September 25, 2021

Ndërkohë në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e Egnatias në Rrrogozhinë, kampionët në fuqi të Teutës dhe bluve të Dinamos, nënshkruan një barazim pa gola, në një sfidë që ishte edhe një test “force”. Rezultati iu përgjigj zhvillimit të lojës, pavarësisht se skuadra kryeqytetase ishte më kërkuese të një goli që do t’i jepte 3 pikë të çmuara. Teuta, pragmatiste në lojë, që kujdeset më tepër për të mos gabuar. Pas barazimit në Shkodër, durrsakët rregjistrojnë barazimin e dytë, duke mbetur si skuadra që duhet mundur.</p>

Neser, në “Elbasan Arena”, në orën 19:45, Partizani do të përballet me Vllaznisë, ndërsa të hënën, në orën 13:45, Egnatia do të presë Skënderbeun, kurse kurbinasit e Laçit do të ndeshjen me Kukësin në stadiumin e Kamzës, për të mbyllur takimet e javës së 3-të të kampionatit të 83-të të Superiores.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll