Sport

VIDEO/ Maldini dhe Diaz i japin fitoren Milanit, Spezia bie në minutat e fundit

25 Shtator 2021, 15:12 Nga DOSJA
VIDEO/ Maldini dhe Diaz i japin fitoren Milanit, Spezia bie në minutat e

ITALI– Milan nuk zhgënjen edhe në javën e 6-të të Serie A. Kuqezinjtë fitojnë me vështirësi ndaj Spezia-s me shifrat 2-1, por në një situatë të tillë rëndësi kanë tre pikët. Në fakt Stefano Pioli guxoi dhe hodhi nga minuta e parë Daniel Maldinin, 19-vjeçarin djalin e legjendës Paolo Maldini. Një pjesë e parë që nuk prodhoi asnjë gol, ndërsa në minutën e 48’ të pjesës së dytë, Maldini kaloi në avantazh Milanin,ndërsa nga tribuna Paolo Maldini nuk mund ti mbante dot emocionet.

Skuadra kuqezi e bëri të përfunduar ndeshjen, por nuk kishte bërë llogaritë me sulmuesin Daniele Verde që në minutën e 80’ barazoi takimin. Stefano Pioli kërkoi me tepër prezencë në zonën e Spezias dhe në minutën e 82’ hodhi në fushë Brahim Diaz në vend të Kessie.

Do të ishte pikërisht mesfushori 22-vjeçar që do të shënonte golin e fitores. Ndërkohë Rey Manaj hyri në lojë në minutën e 65’ të takimit, por pa mundur të gjente rrjetën. Me këtë fitore Milan shkon në kutëon e 16 pikëve.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport milan spezia milan spezia

Sondazh

Poll