Sport

I skadon kontrata këtë vit, Bayern Munich dhe Juventus “përplasin brirët” për futbollistin e Chelsea-t

25 Shtator 2021, 10:59 Nga DOSJA
I skadon kontrata këtë vit, Bayern Munich dhe Juventus

ANGLI-Juventus po ndjek nga afër situatën e Antonio Rudiger. Ish-mbrojtësi i Romës është drejt përfundimit të kontratës me Chelsea-n dhe paraqitjet e fundit po ngjall interesin e shumë klubeve përreth tij.

“Për mua ky do të jetë vendimi më i rëndësishëm i karrierës sime, kështu që do të marr kohën time. Për pjesën tjetër mund të them se personalisht nuk kam folur me asnjë klub tjetër përveç Chelsea-t”, tha qendërmbrojtësi.

Sipas Mirror, Juventus dhe Bayern Munich janë dy skuadrat që po ndjekin nga afër lojtarin. Trajneri i Bayern Munich, Julian Nagelsmann nuk e fshehu vlerësimin e tij për mbrojtësin. “Në përgjithësi nuk flas për lojtarët e ekipeve të tjera, por mund të flas për Rudiger si tifoz, ai është një lojtar që është rritur shumë”.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport bayern munich juventus rudiger bayern munich juventus rudiger

Sondazh

Poll