Bota

Jasemin, palma dhe marijuanë, ja çfarë u gjet në kopshtin e 60-vjeçarit italian

24 Shtator 2021, 17:33 Nga DOSJA
Jasemin, palma dhe marijuanë, ja çfarë u gjet në kopshtin

Itali – Si pjesë e shërbimeve të kontrollit territorial të organizuara nga Komanda Provinciale në Rosta, Palermo për të luftuar kultivimin dhe shitjen e drogës, karabinierët identifikuan një “çerdhe marijuane” në kopshtin e një shtëpie të një 60-vjeçari.

Policia e Rivolit gjatë kontrolleve në kopshtin e shtëpisë, mes luleshtrydheve, palmave, domateve dhe jaseminit, zbuluan 22 bimë marijuane rreth 2 metra të larta sipas Prima Torino.

Në një kontroll të imtësishëm të kryer në shtëpinë e pronarit, përveç disa armëve të raportuara rregullisht, karabinierët gjithashtu gjetën dhe konfiskuan një shufër hekuri me gjatësi 53 cm, në të cilën ishte ngjitur një prerëse artizanale dhe një pistoletë të markës “Very”.

Ndërkohë që hetimet vazhdojnë, 60-vjeçari u vendos në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni droga e gjetur ne kopsht itali marijuana 2 metra e larte droga e gjetur ne kopsht itali marijuana 2 metra e larte

Sondazh

Poll