Bota

2 vjet që i vëzhgonin! Kokaina vinte nga Shqipëria, kapen 5 “bishat” nga policia italiane, iu sekuestrua 3 kg kokainë

24 Shtator 2021, 16:43 Nga DOSJA
2 vjet që i vëzhgonin! Kokaina vinte nga Shqipëria, kapen 5

ITALI – Karabinierët e Brad-it, në provincën e Cuneo, kanë arrestuar 5 persona, dy italianë të moshës 45 dhe 52 vjeç, kurse tre ishin shqiptarë të moshave 22, 27 dhe 55 vjeç. Të gjithë të koordinuar ushtronin aktivitetin e shpërndarjes së drogës.

Sipas Ansa, operacioni ishte i koduar me termin”Bestia”, pra ‘Bisha’ në shqip, fjala me të cilin shpërndarësit përshëndeteshin mes tyre, e se gjatë tij u gjetën e sekuestruan 3 kg kokainë dhe 25 mijë euro në para të thata.

Baza e tyre operacionale e grupit ishte në Shqipëri, por shitja bëhej në Brad. Shpërndarja e drogës nga territori shqiptar për në atë italian kishte nisur që nga maji i vitit 2019. Banda u pikas nga Policia që në vitin  2019, kuru arrestuan dy persona pasi iu gjetën 50 gramë kokainë dhe 14 mijë euro para cash.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni 5 te arrestuar ne itali operacioni bisha 5 te arrestuar ne itali operacioni bisha

Sondazh

Poll