Bota

Talebani veteran thotë se do të rifillojnë prerjet e duarve, është e nevojshme për sigurinë

24 Shtator 2021, 14:36 Nga DOSJA
Talebani veteran thotë se do të rifillojnë prerjet e duarve,

AFGANISTAN – Talibanët do të rifillojnë ekzekutimet dhe prerjet e duarve për kriminelët që dënojnë, duke kthyer kështu versionin e tyre të ashpër të drejtësisë islame, sipas The Guardian. Nooruddin Turabi, një zyrtar i lartë dhe udhëheqës veteran i grupit islamik, i cili ishte përgjegjës për drejtësinë gjatë periudhës së mëparshme në pushtet, tha ekzekutimet nuk do të ndodhnin domosdoshmërisht në publik siç bënin më parë.

Sundimi i talebanëve gjatë viteve 1990 përfshinte ekzekutimet publike në stadiumin e futbollit në Kabul. Në një intervistë me Associated Press, Mullah Nooruddin Turabi,  ish-ministër i drejtësisë dhe ish-ministri i përhapjes së virtytit dhe parandalimit të veseve paralajmëroi botën të mos ndërhyjë tek sundimtarët e rinj të Afganistanit. Nën qeverinë e re talebane, Turabi është përgjegjës për burgjet, por është gjithashtu në listën e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara.

“Të gjithë na kritikuan për ndëshkimet në stadium, por ne kurrë nuk kemi thënë asgjë për ligjet e tyre dhe dënimet e tyre. Askush nuk do të na thotë se cilat duhet të jenë ligjet tona. Ne do të ndjekim Islamin dhe do të bëjmë ligjet tona mbi Kur’anin. Prerja e duarve është shumë e nevojshme për sigurinë“, tha Turabi duke thënë se kishte një efekt parandalues. Ai tha se kabineti po mendon ende nëse dënimet do kryhen në publik.

Gjatë sundimit të mëparshëm taleban, Turabi ishte një nga zbatuesit më të egër të grupit. Kur talebanët morën pushtetin në 1996, ai ibërtiti një gazetareje femër, duke kërkuar që ajo të dilte menjëherë nga një dhomë memeshkuj, dhe pastaj të godiste me shuplakë një nga meshkujt që kundërshtoi. Pavarësisht komenteve mbi drejtësinë, Turabi u përpoq të këmbëngulte se sundimi i talebanëve tani është ndryshe dhe se grupi do të lejojë televizionet, celularët, fotografitë dhe videot sepse kjo është e domosdoshme për njerëzit  dhe talebanët e kanë marrë seriozisht këtë gjë.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota afganistan ligji islam talebanet afganistan ligji islam talebanet

Sondazh

Poll