Bota

Përfundon afati i marrëveshjes së 4 shtatorit, Serbia i rikthehet menjëherë fushatës kundër njohjes së Kosovës

24 Shtator 2021, 17:56 Nga DOSJA
Përfundon afati i marrëveshjes së 4 shtatorit, Serbia i rikthehet

SERBI – Ministri i jashtëm i Serbisë, Nikola Selakoviç është takuar me Felix Ramon Plasencia Gonzalez, ministrin e jashtëm të Venezuelës.

Ai e ka falenderuar Gonzalez për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Serbisë, sidomos për një nga temat më të ndjeshme për ta siç është pavarësia e Kosovës. Selakoviç ka thënë se është falenderues ndaj Venezuelës për pozicionin e qartë të mosnjohjes së deklarimit të njëanshëm të pavarësisë së Kosovës.

Duket se keto deklarata vijnë pas tensioneve të krijuara mes Serbisë dhe Kosovës në veri të vendit, pas vendimit për reciprocitetin e targave të qeverisë Kurti si dhe përfundimit të rezolutës së katër shtatorit mes dy vendeve.

Më 4 shtator të vitit 2020, Kosova dhe Serbia, në prani të ish-presidentit Donald Trump nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi. Një nga to ishte që Kosova të ndalte për një vit përpjekjet për anëtarësime në organizata ndërkombëtare, ndërsa për Serbinë ishte ndalja e lobimit për mosnjohjen e shtetit të Kosovës. Mesa duket sapo ka mbaruar afati i marrëveshjes, Serbia i është rikthyer menjëherë sulmit për mosnjohjen e Kosovës si shtet sovran.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni felix ramon plasencia gonzalez mosnjohja e kosoves nikola selakoviç felix ramon plasencia gonzalez mosnjohja e kosoves nikola selakoviç

Sondazh

Poll