Arrihet marrëveshja, SHBA pranon lirimin e Shefes së Financave të Huaweit
24 Shtator 2021, 18:43Nga DOSJA
SHBA– Meng Wanzhou, shefja e financave të Huawei, e cila u ndalua tre vjet më parë në aeroportin e Vancouver me kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pritet të lirohet.
SHBA kërkoi ndalimin e Wanzhou me akuzën për mashtrim, gjë kjo që tronditi marrdhëniet me Kinën. Nëse akuzat ndaj saj bien, çështja do të mbyllet dhe ajo do të lirohet menjëherë. SHBA e akuzoi Meng për kequdhëzim mbi bankën HSBC dhe lidhjet e Huawei me një kompani të quajtur Skycom, duke vënë kështu bankën në rrezik për dhunimin e sanksioneve amerikane ndaj Iranit.
Meng iu bashkua Huaweit në vitin 1999 dhe u bë shefe financash në 2011. Ajo është vajza e madhe e miliarderit Ren Zhengfei, themeluesit të kompanisë, të cilën arriti ta bënte një ndër kompanitë më të mëdha të teknologjisë në botë. Për muaj më rradhë janë mbajtur takime dhe negociata prapa skene mes administratorëve të Huaëei dhe Uashingtonit, për të zgjidhur cështjen që shkaktoi tension ndërkombëtar.
ITALI– Një shqiptar garon në Itali në zgjedhjet locale që do të zhvillohen në muajin tetor. Mes kandidatëve për Këshillat Bashkiakë, është dhe një shqipta...
MOSKË – “Disa shtete anëtare kanë zbuluar aktivitete kibernetike që janë zhvilluar me qëllim të keq dhe i kanë lidhur ato me shtetin rus”, tha shefi ...
INDI – Të premten, Jitender Gogi, një gangster famëkeq, i cili ishte burgosur që nga viti 2020, u soll në një seancë dëgjimore në veri të Delhi-t, në Indi...
ZVICËR- Anna dhe Marc u takuan në Tajlandë gjatë një udhëtimi rreth botës. Ata bashkuan të ardhurat më pas për udhëtimet e tyre. Krejt ndryshe në dukje nga...
AFGANISTAN – Talibanët do të rifillojnë ekzekutimet dhe prerjet e duarve për kriminelët që dënojnë, duke kthyer kështu versionin e tyre të ashpër të drejt...
PYONGYANG– Nuk është koha e duhur për të filluar bisedimet për përfundimin e Luftës Koreane pasi Uashingtoni duhet së pari të heqë dorë nga politika e saj...