Bota

Koreja e Veriut: Përfundimi i luftës me Seulin do të ishte ‘ide e marrë’ nëse SHBA s’heq dorë nga politika a

24 Shtator 2021, 14:22 Nga DOSJA
Koreja e Veriut: Përfundimi i luftës me Seulin do të ishte

PYONGYANG– Nuk është koha e duhur për të filluar bisedimet për përfundimin e Luftës Koreane pasi Uashingtoni duhet së pari të heqë dorë nga politika e saj armiqësore. Kështu u shpreh Ri Thae Song, zëvendësministër i jashtëm i Koresë së Veriut. 7 dekada pas konfliktit, gadishulli Korean teknikisht ndodhet ende në gjendje lufte pasi armëpushimi i vendosur nga Veriu dhe Jugu nuk u kthye kurrë në një traktat paqeje, ndërsa marrëdhëniet mes fqinjëve vazhdojnë që të jenë të tensionuara.

“Përfundimi zyrtarisht i Luftës së Koresë do të jetë një ide idiote për sa kohë që mbetet në fuqi politika armiqësore e SHBA ndaj Repulikës së Koresë së Veriut,”-tha zyrtari i lartë në një kronikë të transmetuar nga agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut, “KCNA”.

Deklarata e Ri erdhi si përgjigje e një fjalimi të mbajtur nga Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork në fillim të kësaj jave, në të cilën ai përsëriti thirrjen e tij për t’i dhënë fund zyrtarisht Luftës Koreane.

“Unë përsëri i bëj thirrje komunitetit të kombeve të mobilizojnë forcat për shpalljen e përfundimit të luftës në Gadishullin Korean,” tha Moon nga tribuna e OKB-së. Ndërsa shtoi se bisedimet mbi traktatin e paqes duhet të përfshijnë dy Koretë, SHBA dhe Kinën.

Lufta Koreane midis Pyongyang-ut të mbështetur nga Kina dhe Seulit, e cila u mbështet nga SHBA, u bë një nga konfliktet më shkatërruese të epokës moderne. Zgjati për rreth 3 vite dhe solli 5 milionë të vdekur nga të dyja palët.

Marrë nga RT

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota lufta ne gadishullin korean lufta ne gadishullin korean

Sondazh

Poll