Bota

Zgjedhjet lokale në Itali, kush është 38-vjeçari shqiptar që do kandidojë në bashkinë e Milanos

24 Shtator 2021, 17:07 Nga DOSJA
Zgjedhjet lokale në Itali, kush është 38-vjeçari shqiptar

ITALI– Një shqiptar garon në Itali në zgjedhjet locale që do të zhvillohen në muajin tetor. Mes kandidatëve për Këshillat Bashkiakë, është dhe një shqiptar, 38-vjeçari Bledjan Beshiraj.

Në fletushkat për zgjedhje, Beshiraj tregon se është larguar nga Shqipëria drejt Milanos që në moshën 20-vjeçare, është punësuar, si dhe është martuar dhe ka dy fëmijë.

“Nëpërmjet kandidimit tim do të çoj në bashki zërin e të gjithë banorëve të zonës, që përballen çdo ditë me vështirësitë e jetës, sepse besoj se është e rëndësishme t’i jap atyre një përgjigje të përshtatshme, në kohën më të shkurtër të mundshme,”- shkruan Beshiraj, i cili garon të jetë kandidat në Këshillin Bashkiak 5 në Milano.

Zgjedhjet lokale në komunat e rajoneve me status të zakonshëm do të zhvillohen në 3 dhe 4 tetor. Zgjedhjet u shtynë në muajin e vjeshtës për shkak të përhapjes së koronavirusit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora bledjan beshiraj zgjedhjet lokale ne itali bledjan beshiraj zgjedhjet lokale ne itali

Sondazh

Poll