Bota

VIDEO/Të veshur si avokatë, gangsterët qëllojnë me armë bosin e mafias në sallën e gjyqit

24 Shtator 2021, 15:23 Nga DOSJA
VIDEO/Të veshur si avokatë, gangsterët qëllojnë me

INDI – Të premten, Jitender Gogi, një gangster famëkeq, i cili ishte burgosur që nga viti 2020, u soll në një seancë dëgjimore në veri të Delhi-t, në Indi. Me mbërritjen e tij, persona të armatosur nga një bandë rivale, banda Tillu, hynë në sallën e gjyqit të veshur si avokatë dhe hapën zjarr ndaj Gogit. Bosi i mafias u shpall i vdekur në spital.

Personeli i forcave speciale që kishin shoqëruar Gogin qëlluan mbrapsht mbi dy personat e armatosur, duke i vrarë ata në vend sipas medias vendase RT.

“Dy persona nga banda rivale hapën zjarr ndaj Jitender Gogit brenda gjykatës. Atëherë policia u kundërpërgjigj dhe i vrau të dy“, tha Komisioneri i Policisë në Delhi, Rakesh Asthana duke konfirmuar se një person i tretë kishte vdekur gjithashtu në shkëmbimin e zjarrit.

Gangwar & murder INSIDE a court room – this is happening in Delhi, the capital of India. The Reality of Law & Order under Home Minister Amit Shah!

pic.twitter.com/d19fxdd2ve

— Gaurav Pandhi (@GauravPandhi) September 24, 2021

Raportet fillestare thanë se katër persona ishin vrarë ndërkohë që gjashtë të tjerë, përfshirë një avokate femër, u plagosën.Të shtënat me armë mund të dëgjohen nga salla e gjyqit dhe një oficer qëndron te dera duke drejtuar armën në dhomë.

Just In | Firing in #Delhi’s Rohini Court: Jailed Gangster Jitender Gogi Killed by Rival, 3 Others reportedly Dead. More details awaited.. pic.twitter.com/AbaozjCkrX

— Akhlad khan (@BawaNaaved) September 24, 2021

Mediat thonë se banda e Gogit dhe banda Tillu kishin qenë në luftë për vite me radhë dhe se grindja e tyre kishte rezultuar në vdekjen e të paktën 25 personave.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota 2 persona te veshur si avokate indi jitender gogi 2 persona te veshur si avokate indi jitender gogi

Sondazh

Poll