Bota

Shpenzonte mijëra paund në muaj për të/ 32-vjeçari i mbytur në borxhe vrau të dashurën për para, pretendon se vdiq gjat

24 Shtator 2021, 15:24 Nga DOSJA
Shpenzonte mijëra paund në muaj për të/ 32-vjeçari i

ZVICËR- Anna dhe Marc u takuan në Tajlandë gjatë një udhëtimi rreth botës. Ata bashkuan të ardhurat më pas për udhëtimet e tyre. Krejt ndryshe në dukje nga njëri tjetri, 22-vjeçarja e kururar dhe e veshur me delikatesë, e imët në trup, ndërsa 32-vjeçari, i mbuluar në tatuazhe e trupmadh. The Sun shkruan se Anna u shpall e vdekur pasi Schatzle thirri mjekët në dhomën 501 të hotelit luksoz La Palma Au Lac në Muralto, Zvicër, në Prill 2019. I akuzuari tha në gjykatë se i pëlqente ‘loja me mbytje’ gjatë seksit.

“Ne bëmë seks në dyshemenë e banjës. I vura një peshqir dore rreth qafës së Anës. Pastaj e shtyva me duart e mia, siç kishim bërë njëqind herë më parë. Papritur ajo ndaloi së lëvizuri, gjuha e saj po i dilte jashtë. Unë u përpoqa ta ringjallja”, tha Schatzle.

Prokurorët e refuzuan pertendimin e tij dhe besojnë se ai e vrau të renë për shkak se ajo kishte rreth 25,000 paund në llogarinë e saj. Ata shtuan se gjendja e shkatërruar e dhomës dhe britmat e dëgjuara nga mysafirët e tjerë të hotelit ishin dëshmi e një debati të dhunshëm. Në trupin e 22-vjeçares u gjetën shenja dhune, si dhe u zbulua që të rinjtë kishin pirë alkool dhe kokainë natën e vrasjes. Anna, kishte shpenzuar mijëra paund në muaj në udhëtimet e saj me Schatzle, duke përdorur paratë që kishte marrë për ditëlindjen e saj të 21-të, nga i ati. Ajo kishte kërcënuar Schatzle më pas se do të ndërpriste financimin pasi kishte mësuar se ai kishte grumbulluar 40,000 paund borxhe për pije, drogë dhe pajisje palestre. Karta bankare e saj u gjet e fshehur në një pajisje peshëngritje katër muaj pas vdekjes, për të cilën 32-vjeçari u shpreh se ishte vendosur aty në formë shakaje për Annan.

Sipas të dhënave të gjykatës, Anna shpenzonte rreth 3000 paund në muaj, por shpenzimet u rritën ndjeshëm pas takimit të saj me Schatzle. Ai mohon të ketë kryer vrasjen dhe vjedhjen e parave, ndërkohë që gjyqi vazhdon.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota anna reed marc schatzle vrau te dashuren per para anna reed marc schatzle vrau te dashuren per para

Sondazh

Poll