Bota

Vrau të dashurën se kërkoi ndarje! Zbulohet e shkuara e frikshme e 40-vjeçarit, edhe ish-gruan e kishte marrë peng me armë

24 Shtator 2021, 14:12 Nga DOSJA
Vrau të dashurën se kërkoi ndarje! Zbulohet e shkuara e frikshme

RODOS– Media greke “Protothema” ka zbardhur detaje të reja lidhur me të shkuarën e 40-vjeçari që vrau me armë gjahu brenda makinës, mësuesën 31-vjeçare Dora. I riu i kishte shkaktuar probleme të ngjashme dhe ish-gruas së tij, aq sa kjo e fundit ishte detyruar që të merrte urdhër-mbrojtje ndaj tij, në mënyrë që ai mos ti afrohej më shumë se 500 metra. Të dy ishin martuar në vitin 2011 por jeta e tyre bashkëshortore paraqiste shumë probleme që në fillim, vetëm për shkak të sjelljes së tij.

Në vitin 2013, 40-vjeçari ende i paidentifikuar me emër nga mediat greke, e kishte kërcënuar me armë duke shkuar në shtëpinë e saj. E kishte marrë peng dhe e kishte mbajtur nën kërcënimin e armës deri të nesërmen në mëngjes.

Në Mars 2014, 40-vjeçari u dënua për dhunë të paligjshme dhe armëmbajtje pa leje me 10 muaj heqje lirie, ndërsa në vitin 2015 dyshja u nda me vendim gjykate. Por me kalimin e kohës duket se 40-vjeçari kishte gjetur një “fiksim” të ri, duke i marrë edhe jetën.

Vrasja brutale ndodhi disa ditë më parë, ku ish-partneri po priste Dorën në makinë dhe sapo kjo e fundit u fut brenda ai e qëlloi menjëherë. Pasi qëlloi 31-vjeçaren vrau veten në banesë. Mësohet se viktima kishte kërkuar që të ndahej por mesa duket kërkesa nuk është pritur mirë. E gjithë ngjarja ndodhi para syve të shumë dëshmitarëve, të cilët njoftuan menjëherë Policinë. Në vendin e ngjarjes u gjetën dy fishekë nga arma e gjahut, ndërsa trupi i 31-vjeçares, e cila është identifikuar thjesht si Dora, do të përcillet sot për në banesën e fundit.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni vrasje ne rodos vritet mesuesja 31-vjecare ne greqi vrasje ne rodos vritet mesuesja 31-vjecare ne greqi

Sondazh

Poll