Bota

Norvegjia heq të gjitha kufizimet anti-Covid, Kryeministrja: Ka ardhur koha t’i kthehemi jetës normale  

24 Shtator 2021, 13:52 Nga DOSJA
Norvegjia heq të gjitha kufizimet anti-Covid, Kryeministrja: Ka ardhur koha

NORVEGJI- Norvegjia do të rihapë vendin të Shtunën, duke i dhënë fund kufizimeve të frenimit të pandemisë. Reuters shkruan se falë uljes së infektimeve nga Covid, Norvegjia ka vendosur që të rihapë vendin.

Kufizimet anti-Covid që janë vendosur në Norvegji kanë kufizuar ndërveprimin shoqëror dhe kanë penguar shumë biznese.

“Kanë kaluar 561 ditë që kur ne prezantuam masat më të vështira në Norvegji në kohë paqeje … Tani ka ardhur koha për t’u kthyer në një jetë normale të përditshme”, tha kryeministrja Erna Solberg në një konferencë shtypi.

Që nga fillimi i pandemisë deri tani në Norvegji janë regjistruar 185,330 persona me Covid, ndërsa 850 të tjerë kanë humbur jetën.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota covid ne norvegji erna solberg covid ne norvegji erna solberg

Sondazh

Poll