Bota

Vrau George Floyd, ish-polici nuk pranon vendimin e Gjykatës, apelon vendimin: Kam konflikt me jurinë

24 Shtator 2021, 13:40 Nga DOSJA
Vrau George Floyd, ish-polici nuk pranon vendimin e Gjykatës, apelon

SHBA- Ish-oficeri i policisë në Minneapolis i dënuar për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd në vitin 2020 do të apelojë vendimin për dënimin e tij. BBC shkruan se Derek Chauvin, është shprehur se kishte konflikte me jurinë e gjyqit.

Sipas dokumenteve të gjykatës të depozituara të enjten, Chauvin pretendon se gjyqtari abuzoi me diskrecionin e tij në disa pika kyçe të çështjes, duke përfshirë mohimin e një kërkese për shtyrjen ose zhvendosjen e seancës nga Minneapolis për shkak të publicitetit paraprak. Ish-oficeri tha se nuk kishte asnjë përfaqësues ligjor për procesin e apelit

Chauvin u dënua me mbi 22 vjet burg pasi vendosi gjurin në qafën e Floyd për më shumë se nëntë minuta, duke i marrë atij jetën. Vdekja e tij ndezi protesta masive kundër racizmit dhe brutalitetit të policisë në SHBA.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota derek chauvin george floyd derek chauvin george floyd

Sondazh

Poll