Sport

24 Shtator 2021, 17:11 Nga DOSJA

ANGLI-Kaos total te skuadra e Derby.Problemet financiare të shoqërisë e kanë shtyrë skuadrën në fundin e klasifikimit pasi e nisi sezonin me 12 pikë më pak, një telash shumë i madh për ish sulmuesin e Manchester United që gjithsesi nuk dorëzohet dhe synon që ta nxjerrë ekipin nga fundi i klasifikimit, madje të sigurojë mbijetesën.

Problemi ose pengesa e vetme në rrugën e tij është marrëdhënia e tensionuar që Rooney ka me pronarin Mel Morris që sipas ish – sulmuesit të kombëtares, është zhdukur. Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, Rooney ka deklaruar se pas një takimi me të gjithë drejtuesit e klubit, i vetmi që mungonte ishte presidenti me të cilin nuk është shkëmbyer as në ambjentet e shoqërisë që prej muajit Gusht.

“Jam përpjekur ta kontaktoj por më është përgjigjur vetëm një herë kur e kam marrë me telefonin e mjekut tonë. Jam përpjekur ta telefonoj por nuk më përgjigjet. Kjo është një sjellje e pavend dhe mungesë e theksuar respekti. Ai ka investuar shumë në këtë klub por mënyra se si po e menaxhon situatën nuk është e duhura. Nuk ka qenë i ndershëm dhe i qartë me mua”, theksoi Rooney.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport derby rooney derby rooney

Sondazh

Poll