Sport

Solskjaer: “Cavani është gati, mezi pres ta shoh në fushë me Ronaldon”

24 Shtator 2021, 14:14 Nga DOSJA
Solskjaer: “Cavani është gati, mezi pres ta shoh në

ANGLI – Edinson Cavani është gati dhe do të jetë atje nesër në fushë kundër Aston Villa. Kjo u tha nga Ole Gunnar Solskjaer, në konferencën për shtyp në prag të këtij takimi, duke folur edhe për mundësinë që uruguajani të luajë me Cristiano Ronaldon.

“Do të jetë emocionuese t’i shohim së bashku, jam i sigurt se ata do të jenë një çift i shkëlqyer. Ata janë dy lojtarë që duan gjithmonë të shënojnë. Unë nuk mund të pres më. Ronaldo? Ne e dinim që ai do të kishte një ndikim të madh brenda dhe jashtë fushës, ai është gjithmonë shumë profesionist.

Për të përfituar sa më shumë nga karriera e tij, ai ka qenë gjithmonë shumë i disiplinuar dhe jam i sigurt se kjo do të ndikojë te shokët e skuadrës. Fakti që ai shënon është një ndihmë shtesë. Isha i lumtur me kthimin e tij, ai është një njeri ndryshe nga sa ishim ne, kur luanim së bashku, ai është absolutisht në krye.

Ritmi i punës, qëndrimi i tij në lidhje me ndeshjet, komunikimin, gjithçka është perfekte. Ai e di se nuk do t’i luajë të gjitha ndeshjet; kur të ndihet se nuk është gati, ne do të bisedoj me të,”– ka deklaruar trajneri i “Djajve të Kuq”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport aston villa cristiano ronaldon edinson cavani ole gunnar solskjaer aston villa cristiano ronaldon edinson cavani ole gunnar solskjaer

Sondazh

Poll