Sport

VIDEO / Fillon numërimi mbrapsh, më 15 tetor Kukësi në stadiumin e ri

24 Shtator 2021, 13:39 Nga DOSJA
VIDEO / Fillon numërimi mbrapsh, më 15 tetor Kukësi në

KUKES – Vijojnë punimet me rritme të shpejta në stadiumin e Kukësit, i cili pritet të jetë gati në mesin e muajit tetor, që edhe skuadra verilindore të rikthehet të luajë në shtëpinë e saj pas mëse dy vitesh që luan ku të mundet.

Ditët e fundit ka nisur edhe vendosja e stolave, të cilët janë në ngjyrën blu, ashtu si ngjyra e Kukësit.

Në ditët në vijim pritet të vijë edhe tapeti, i cili do të jetë 100% natyral më cilësi të lartë, në mënyrë që të përballojë kushtet klimatike në Kukës.

Gjithashtu klubi verilindor konfirmon, se inagurimi i stadiumit të ri, do të jetë në datën 15 tetor, pasi punimet janë drejt përfundimit.

Ndërkohë ka qenë Kryeministri i vendit, Edi Rama, i cili pak më pas poston videon e punimeve atje.

“Stadiumit i ri i Kukësit, me kushte optimale sipas standardeve të UEFA-s”,- shkruan ndër të tjera në statusin e tij në “Facebook”, Edi Rama.

POSTIMI I KRYEMINISTRIT RAMA: 

Vijon puna për përfundimin e stadiumit të ri të Kukësit, me kushte optimale sipas standardeve të UEFA-s

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll