Sport

E pabesueshme, boksieri shqiptar Florian Marku mbipeshë në prag të finales së madhe, duhet të humbasë 1.8 kg për 2 orë

24 Shtator 2021, 13:50 Nga DOSJA
E pabesueshme, boksieri shqiptar Florian Marku mbipeshë në prag

ANGLI – Dy boksierët finalistë kanë dalë në peshimet e tyre zyrtare përpara ndeshjes, por me sa duket boskieri shqiptar, Florian Marku është mbi peshën e lejuar për këtë ndeshje.

Sipas mediave britanike, atij i janë dhënë dy orë kohë që të humbas kilogramët e tepërt dhe të dalë për t’u peshuar përsëri me Prodan.

Gazeta e përditshme britanike “Mirror” ka raportuar se boksieri shqiptar duhet të humbasë 1,8 kilogramë brenda dy orëve.

Edhe pse duket thuajse e pamundur, Marku do të tentojë të humbas 1,8 kilogramët e tepërt për t’iu lejuar të marrë pjesë në këtë finale të madhe përballë Prodan.
B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll