Bota

E rëndë në Turqi, foshnjes i injektohet vaksina anti-Covid aksidentalisht

24 Shtator 2021, 13:27 Nga DOSJA
E rëndë në Turqi, foshnjes i injektohet vaksina anti-Covid

TURQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Turqi, ku një foshnjeje i është adminstruar një vaksinë Covid-i. CNN Turk shkruan se në spitalin e Izmirit një foshnjeje i është injektuar një lloji i ri i vaksinës anti-Covid.

Për këtë gjë profesori Zafer Kurugöl tha se Ministria e Shëndetësisë ka nisur nëj hetim për këtë rast.

 “Vetëm një foshnjë u vaksinua gabimisht dhe fëmija u soll në Spitalin Universitar Ege, vaksina nuk u administrua në Izmir. Ministria e Shëndetësisë ka nisur një hetim administrativ për çështjen,” tha ai.

Zyra e Prokurorit Publik të Izmirit njoftoi se filloi një hetim sipas detyrës zyrtare në lidhje me pretendimin se një lloj i ri i vaksinës së koronavirusit iu administrua aksidentalisht një foshnje. Ndërkohë avokati i familjes Dilek Güzel, i cili deklaroi se foshnja e tyre u vaksinua aksidentalisht kundër Covid-19, njoftoi se ata kishin paraqitur një kallëzim penal në lidhje me këtë çështje.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota foshnja vaksinohet aksidentalisht vaksina anti-covid foshnja vaksinohet aksidentalisht vaksina anti-covid

Sondazh

Poll