Sport

VIDEO/ Futbolli francez nuk gjen paqe! Përsëri përplasje mes tifozëve, këtë herë në takimin…

23 Shtator 2021, 17:37 Nga DOSJA
VIDEO/ Futbolli francez nuk gjen paqe! Përsëri përplasje mes

FRANCË-Vazhdojnë incidentet në Ligue 1. Pas rikthimit të tifozëve në shkallët e stadiumeve, tribunat vazhdojnë të tronditen nga gjestet e tifozëve. Këtë herë skena e përplasjeve ishte ndërmjet Angers dhe Marseille, takim që përfundoi 0-0.

Pas përfundimit të takimit, tifozët e Marseille shkëpusin kordonin e sigurisë formuar nga stjuardët dhe pushtuan fushën, duke synuar drejt tifozëve të Angers. Përplasjet me grushta dhe goditje të dhunshme nga të dyja anët ishin të pashmangshme.

Tifozët e dy skuadrave lëshuan fishekzjarre, duke shkaktuar dëme në stadium. Folësi ka ftuar vazhdimisht dy tifozëritë të qetësohen, por pa rezultat. Një gjë është e sigurt: futbolli francez ka një problem tifozësh dhe do të duhet të përpiqet ta zgjidhë atë sa më shpejt të jetë e mundur para se situata të përkeqësohet më tepër.

 

Marseille fans from the away end take to the pitch to confront Angers supporters after their 0-0 draw. (?: @MattMargueritte) pic.twitter.com/nr2LqrxXc1

— Get French Football News (@GFFN) September 22, 2021

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport angers ligue 1 marseille angers ligue 1 marseille

Sondazh

Poll