Sport

Hamilton: “Së bashku me Verstappen, do të mësojmë nga e kaluara”

23 Shtator 2021, 15:10 Nga DOSJA
Hamilton: “Së bashku me Verstappen, do të mësojmë nga

RUSI – Lewis Hamilton është gati t’i harrojë ngjarjet e Grand Prix të Italisë. Incidenti me Max Verstappen në cirkuitin e Monzës, është ende në kujtimet e freskëta për të dy pilotët, por mund të jetë një episod mësimor për Grand Prix e Rusisë, që do të zhvillohet në këtë fundjavë në pistën e Soçit, por edhe për pjesën tjetër të sezonit.

“Ajo që është e rëndësishme, është që ne të vazhdojmë të garojmë fort, por drejtë. Nuk kam dyshime se ne të dy jemi profesionistë dhe do të mësojmë nga e kaluara. Unë kurrë nuk pres që një pilot të tërhiqet. Kjo nuk është mënyra sesi i afrohem një gare. Unë mendoj se në fund, ne të gjithë duhet të jemi të zgjuar, të sigurohemi nëse qëndrojmë në rrugën e duhur për të luftuar në këndin tjetër ”,- komentoi piloti britanik.

“Unë e di se çfarë do të thotë të luftosh për kampionatin e parë dhe entuziazmin, – vazhdoi Hamilton. – Ti kalon shumë përvoja dhe emocione të ndryshme gjatë asaj periudhe. Pra, siç thashë, kam besim se nuk do të kemi më shumë aksidente gjatë vitit”.

Për sezonin e Mercedesit? “Koha do të tregojë nëse përvoja do të jetë një avantazh. Shpresoj. Ishte padyshim një vit tepër i vështirë. Nuk ishte një aventurë e qetë për sa i përket performancës së ekipit, me makinën dhe të gjitha,”– përfundoi Lewis Hamilton.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport grand prix e rusisë grand prix të italisë lewis hamilton max verstappen mercedesit grand prix e rusisë grand prix të italisë lewis hamilton max verstappen mercedesit

Sondazh

Poll