Sport

VIDEO / Shkëlqen fantazisti i kombëtares Çekiçi, dopiedë ndaj Trabzonsporit

23 Shtator 2021, 16:34 Nga DOSJA

TURQI –Fantazisti i kombëtares kuqezi Endri Çekiçi, ka qenë “heroi” Konyasporit, në ndeshjen e javës së 6-të të SuperLigës turke kundër skuadrës së njohur të Trabzonsporit. Mesfushori pogradecar ishte autori i të dy golave për skuadrën e tij, në barazimin 2-2 të nënshkruar në fundin e kësaj ndeshjeje dramatike në Büyükşehir Belediye Stadyumu.

Ishin miqtë e Trabzonsporit që kaluan të parët në epërsi me anë të Cornelius (1’), por që mbetën me 10 lojtarë, pasi pas minutës së 8-të, Hugo ndëshkohet me karton të kuq. Në vijim, fusha bëhet skenë e Endri Çekiçit. Ai në minutën e 20-të barazoi në 1-1, ndërkohë që në minutën e 46-të i çon shifrat në 2-1, pas një aksioni mjaft të bukur personal.

Mirëpo në minutën e 76-të Hadziahmetovic, gabon dhe shënon autogol, duke barazuar rezultatin në 2-2, i cili nuk ndryshoi deri në përfundim të takimit. Sulmuesi Cikalleshi u zëvendësua në minutën e 62-të, ndërsa Çekiçi në të 90’+4. Pas 6 ndeshjesh, me 12 pikë të grumbulluara, Konyaspor renditet në vendin e pestë në SuperLigës turke.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport büyükşehir belediye stadyumu endri cekici fantazisti i kombëtares kuqezi konyasporit trabzonsporit büyükşehir belediye stadyumu endri cekici fantazisti i kombëtares kuqezi konyasporit trabzonsporit

Sondazh

Poll