Sport

Reali, një makinë me 3.5 gola për ndeshje. Ancelotti i ka kthyer besimin dhe forcën madrilenëve

23 Shtator 2021, 14:06 Nga DOSJA
Reali, një makinë me 3.5 gola për ndeshje. Ancelotti i ka kthyer

SPANJE – “E vura përvojën time në dispozicion të ekipit dhe jap gjithçka që kam. Përvoja, besimi… Unë jam me fat që jam trajner i një skuadre kurajoze, me cilësi të madhe dhe që mëson shpejt”.

Kështu është shprehur Ancelotti në konferencën për shtyp pas fitores 6-1 të Madridit kundër Mallorca. Një ekip i gëzuar dhe përherë i etur, por me rrëshqitje në mbrojtje, që në asnjë mënyrë nuk e zvogëlojnë fillimin e madh të mandatit të dytë të Carlettos në “Casa Blanca”.

Ashtu si në vitin 2013, Ancelotti filloi me 6 fitore dhe një barazim në La Liga dhe një sukses në Champions League. Tetë vjet më parë, ai humbi derbin me Atleticon dhe në ndeshjen e gjashtë, nuk ishte në epërsi si sot, por i treti dy pikë prapa Barçës dhe ekipit të Simeones, i cili më pas fitoi La Liga.

Në 2013 Real Madridi kishte shënuar 14 gola në 6 javët e para, sot ata kanë realizuar në 21 gola, ose 3.5 mesatarisht për ndeshje. Një numër kaq i madh golash në fillim të një kampionati, nuk është parë në Madrid që nga viti 1987.

Pjesa më e madhe e meritave shkon te forma e jashtëzakonshme e Karim Benzema, i cili ka marrë pjesë në 15 nga 21 golat e ekipit të tij, 8 gola dhe 7 asiste. “Karim nuk është ai që vetëm shënon, ai është shumë i kompletuar, – thotë Ancelotti. – Ai ndihmon ekipin, i bën të tjerët të luajnë. Ndonjëherë golat e tij na bëjnë të harrojmë punën e madhe që ai bën për të tjerët. Kur ai të jetë i lodhur ne do të përdorim Jovic, i cili po luan mirë dhe po përballet me një konkurrencë shumë të ashpër”.

Carlo u kthye në Madrid i qetë, i lumtur, i pakujdesshëm. Ai nuk ka asgjë për të provuar dhe ai e di shumë mire, se nëse dhe kur gjërat shkojnë keq, Florentino Perez nuk do të bëjë asnjë zbritje. “Tani jemi në muajin e mjaltit, por do të vijnë kohë të vështira. Dallimi nga përvoja ime e parë këtu është, se unë e njoh mjedisin shumë më mirë,”- ka thënë ai para kësaj ndeshjeje.

Kjo vetëdije e ndihmon atë të punojë me qetësi dhe rezultatet janë të dukshme. Benzema ishte gjithashtu themelor vitin e kaluar, por Vinicius duket si dikush tjetër dhe tashmë ka shënuar 5 gola, kundër 3 në Ligën e fundit. Asensio dje nënshkroi “hat-trickun” e tij të parë dhe është një tjetër, krahasuar me kampionatin 20-21, ku kishte vetëm 5 gola të dobët.

Valverde ka bërë hapin vendimtar në cilësi, ndërsa Camavinga, 18 vjeç, e ka “Bernabeun” në xhep: e fitoi me vetëm disa pjesë të ndeshjes, duke demonstruar personalitet, karakter dhe guxim, cilësi themelore për të triumfuar në Madrid.

Sigurisht, mbrojtja nuk është saktësisht e papërshkueshme nga “uji”, 8 gola të pësuar brishtësinë e saj, por edhe kjo do të ketë kohë për t’u përmirësuar dhe në çdo rast me një sulm si ky, lejohet ndonjë njollosje prapa. Ancelotti i ka kthyer besimin dhe forcën Madridit.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “bernabeun” florentino perez karim benzema la liga mallorca real madridi “bernabeun” florentino perez karim benzema la liga mallorca real madridi

Sondazh

Poll