Sport

Si Madonna refuzoi Jordan, zv.trajneri i Chicago Bulls zbulon prapaskenën: Michael u bë xheloz, ajo preferonte Scottie Pippen

23 Shtator 2021, 15:31 Nga DOSJA
Si Madonna refuzoi Jordan, zv.trajneri i Chicago Bulls zbulon prapaskenën:

SHBA-Johnny Bach, ish-zv. trajneri i Bulls në vitet ’90, kohët e fundit foli për atë ekip fantastik nga Çikago (një nga më të mirët në histori) duke zbuluar gjithashtu prapaskena të veçanta që lidhen me Scottie Pippen, Madonna-n dhe Michael Jordan. Këngëtarja e njohur, në fakt, kishte një lidhje të shkurtër me Pippen dhe kjo lidhje do t’i kishte shkaktuar xhelozi të madhe Jordanit.

Siç thotë Bach: “Michael u përpoq të joshte yllin e popit, por ajo nuk e pranoi. “Duhet t’i kishit parë vajzat që e prisnin Pippenin kudo që shkonim. Madonna e merrte me limuzinë me vaskë sa herë që shkonim në LA. Michael Jordan i thoshte Madonnës se mund ta kënaqte më shumë, por ajo ia ktheu: Nuk ka asnjë mundësi për këtë” – kujtoi asistenti i Phil Jacksonit, trajnerit që drejtoi një nga ekipet më të mira në histori.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport chicago bulls madonna michael jordan chicago bulls madonna michael jordan

Sondazh

Poll