Sport

Cannavaro i jep lamtumirën Kinës: mbylli kontratën me Guangzhou

23 Shtator 2021, 14:27 Nga DOSJA
Cannavaro i jep lamtumirën Kinës: mbylli kontratën me Guangzhou

ITALI – Fabio Cannavaro, ish-futbollisti i Interit, Juventusit, por edhe i Real Madridit, është larguar nga Kina, pasi ka përfunduar kontratën e tij me Guangzhou.

Sipas portalit sohu.com, ish-kapiteni i kombëtares italiane ka anuluar udhëtimin e kthimit në Kinë të planifikuar për sot, pasi kishte pranuar me konsens përfundimin e kontratës së tij me klubin. Për ta zëvendësuar atë, sipas mediave kineze, duhet të jetë kapiteni aktual i ekipit, Zheng Zhi.

Cannavaro filloi aventurën e tij kineze në stol me Guangzhou në 2015. Pas një sezoni te arabët e Al-Nassrit, ai drejtoi Tanjin, para se të kthehej në Guagzhou në 2018. Në krye të klubit kinez ai fitoi një titull kampioni dhe një superkupë të Kinës.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport fabio cannavaro guangzhou interit juventusit por edhe i real madridit zheng zhi fabio cannavaro guangzhou interit juventusit por edhe i real madridit zheng zhi

Sondazh

Poll