Debati i plotë/ “Po të sfidoj këtu,çohu!”, Florian Marku ofendon kundërshtarin ukrainas, forcat e sigurimit e l
23 Shtator 2021, 14:19Nga DOSJA
ANGLI-Florian Marku do të përballet me Maxim Prodan ditën e shtunë në “Tottenham Stadium”. Boksieri shqiptar do të sfidojë kundërshtarin për titullin ndërkombëtar të peshës së mesme IBF. Rivaliteti ndërmjet tyre filloi në konferencën për shtyp ku Marku ka shpërthyer, duke e ofenduar kundërshtarin e tij me fjalë të rënda, ai e paralajmëroi që do ta mposhtë atë në përballjen e fundjavës.
“Ai kurrë nuk ka boksuar me dikë si unë”, tha fillimisht Marku. “Kam dëgjuar në intervistën e tij duke u shprehur se Floriani bëri një gabim që më sfidoi. Unë do t’i tregoj të gjithëve se në çfarë niveli jam, do ta shihni! Ky është vetëm fillimi im, kjo është koha ime. Kam pritur që fëmijë për këtë moment.”Prodan u përgjigj: “Unë nuk flas shumë si Floriani, por do ta shohim të shtunën.Marku, ti je askush. Ti po vjen nga një sport tjetër. Unë do të të tregoj se çfarë është boksi të shtunën.”
Marku reagoi me zemërim, duke thënë: “Ne mund të luftojmë këtu nëse do? Le të luftojmë këtu copë m***. Eja!”.Sigurimi më pas ndërhyri për ta larguar Markun pasi ai ishte ngritur nga vendi i tij dhe ishte zhvendosur drejt Prodanit.
E.Ç (Dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ANGLI-Manchester City kaloi në raundin tjetër të Carabao Cup pa asnjë problem, por Pep Guardiola nuk është i kënaqur, jo për rezultatin 6-1 ndaj Wycombes, por p...
RUSI – Lewis Hamilton është gati t’i harrojë ngjarjet e Grand Prix të Italisë. Incidenti me Max Verstappen në cirkuitin e Monzës, është ende në kujtimet e...
ITALI – Ai ishte punëtor dhe sindikalist nga Rovigo, një anëtar i Juventus Club “Gaetano Scirea” në Castagnaro (Verona), nga i cili u dëbua menjëherë.Tifo...
SERBI-Novak Djokovic është fotografuar përkrah ish-komandantit të njësisë famëkeqe paramilitare dhe kriminale të Serbisë “Ujqërit e Drinës”, e cila është përgje...
ITALI – Fabio Cannavaro, ish-futbollisti i Interit, Juventusit, por edhe i Real Madridit, është larguar nga Kina, pasi ka përfunduar kontratën e tij me Gu...
ANGLI – Marcus Rashford është kampion brenda dhe jashtë fushës. I identifikuar me nisma të rëndësishme për të luftuar pabarazitë në shoqërinë e sotme dhe ...
SHBA – Komiteti Olimpik Amerikan përshpejton vaksinën: do të jetë e detyrueshme për atletët e zgjedhur për Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit (4-20 shku...
MOLDAVI – Ka lajme të mira në aspektin ekonomik, për kampionatin europian të futbollit për femra, të planifikuar për verën e ardhshme në Angli.Komiteti Ek...