Sport

“Modeli social Rashford”, lëndë mësimore në shkollat në Angli!…

23 Shtator 2021, 10:23 Nga DOSJA

ANGLI – Marcus Rashford është kampion brenda dhe jashtë fushës. I identifikuar me nisma të rëndësishme për të luftuar pabarazitë në shoqërinë e sotme dhe në veçanti për të ndihmuar të gjithë fëmijët për të ngrënë një vakt të plotë çdo ditë, futbollisti i Manchester United dhe i kombëtares së Anglisë, do të bëhet një “rast studimi” në shkolla.

Siç është raportuar nga disa media britanike, përfshirë “Guardian”, modeli social i Rashford do të bëhet pjesë e programit të edukimit mediatik në shkollat ​​britanike. Lojtari është angazhuar në disa fushata për drejtësi sociale, duke përfshirë një kërkesë të drejtpërdrejtë nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, për të rimbursuar ushqimet në shkollë për fëmijët nga familjet më të varfra, si dhe propozimin për të krijuar klube leximi dhe ndërhyrje për të luftuar racizmin në internet.

Të gjitha këto iniciativa kanë bërë që Rashford të bëhet një rast studimi mësimor. Nxënësit e shkollave të mesme, që studiojnë kërkimin në media, do të jenë në gjendje të mësojnë për aktivitetet në internet të sulmuesit dhe si vepron ai në mënyrën e komunikimit. Lënda e re do të studiohet nga ky vit.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport guardian kombëtares së anglisë manchester united marcus rashford mbretërisë së bashkuar guardian kombëtares së anglisë manchester united marcus rashford mbretërisë së bashkuar

Sondazh

Poll