Sport

Guardiola nuk zë mend, pas konfliktit me tifozët tani e ka me krerët e futbollit anglez: Ndryshoni rregulin me tre zëvendës

23 Shtator 2021, 15:17 Nga DOSJA
Guardiola nuk zë mend, pas konfliktit me tifozët tani e ka me

ANGLI-Manchester City kaloi në raundin tjetër të Carabao Cup pa asnjë problem, por Pep Guardiola nuk është i kënaqur, jo për rezultatin 6-1 ndaj Wycombes, por për rregullin e zëvendësimeve, ku në Angli vazhdon të jetë me tre. Sezonin e kaluar, shumica e kampionateve kishin zgjedhur të rrisnin kufirin e zëvendësimeve gjatë një ndeshje nga 3 në 5.

Një marrëveshje që lindi për shkak të pandemisë dhe kalendarit të ngjeshur. Në Angli, megjithatë, ky sezon është kthyer në normalitet. Në Premier League, por edhe në aktivitete të tjera, mund të bëhen vetëm 3 zëvendësime.Një situatë jashtëzakonisht qesharake sipas trajnerit spanjoll i cili kundërshtoi këtë rregull.

“Ekipet në të gjithë botën kanë mundësinë të bëjnë pesë zëvendësime dhe ne kemi ende vetëm tre. Duke pasur parasysh kalendarin e ngushtë, kjo është, më falni, jashtëzakonisht qesharake. Unë e përsëris dhe do ta shpjegoj arsyen. Ka kaq shumë dëmtime, kaq shumë ndeshje.

Pse nuk mund të bëjmë pesë zëvendësime në 90 minuta? Të gjithë në botë po shikojnë shëndetin e futbollistëve dhe ne kemi ende vetëm tre zëvendësime dhe ndeshje çdo tre ditë. Nëse vazhdon të jetë kështu do të jetë vërtet e komplikuar.”

Pep Guardiola i frikësohet dëmtimeve, madje në ndeshjen e fundit në Carabo Cup, spanjolli aktivizoi gjashtë lojtarë nga academia, në mënyrë që titullarët të jenë gati për ndeshjen e fundjavës në Premier League.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport angli manchester city pep guardiola angli manchester city pep guardiola

Sondazh

Poll