Sport

“Pekin 2022”, vendim: Vaksina, e detyrueshme për atletët amerikanë!

23 Shtator 2021, 09:55 Nga DOSJA
“Pekin 2022”, vendim: Vaksina, e detyrueshme për atletët

SHBA – Komiteti Olimpik Amerikan përshpejton vaksinën: do të jetë e detyrueshme për atletët e zgjedhur për Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit (4-20 shkurt 2022). Vendimi është shpërndarë në udhëzimet për ekipin olimpik.

Ajo thotë, se nga 1 nëntori të gjithë atletët, punonjësit, bashkëpunëtorët dhe njerëzit e tjerë, që kanë qasje në objektet olimpike duhet të vaksinohen. Dhe, deri më 1 dhjetor, detyrimi do të shtrihet për të gjithë anëtarët e delegacioneve të ndryshme të ekipit amerikan, por dhe për kandidatët e rinj aspirantë për të marrë pjesë në olimpiadë.

“Shëndeti dhe mirëqenia e komunitetit tonë Olimpik dhe Paralimpik vazhdon të jetë një përparësi kryesore. Kjo masë do të rrisë aftësinë tonë për të krijuar një mjedis të sigurt dhe produktiv për atletët dhe personelin e ekipit amerikan dhe do të na lejojë të rivendosim qëndrueshmërinë në planifikimin dhe përgatitjen e ngjarjeve dhe të ofrojmë shërbim optimal për atletët,”– thuhet në udhëzimet e USOC.

Në Lojërat e Tokios këtë verë, Komiteti Olimpik Amerikan nuk u kishte kërkuar atletëve, stafit të vaksinoheshin kundër Covid-19 dhe rreth njëqind njerëz, nga një delegacion prej 613 sportistësh, kishin shkuar në Japoni pa u vaksinuar.

Notari Michael Andrew, i cili ishte deklaruar anti-vaks, ishte kritikuar ashpër nga shokët e tij të skuadrës për shfaqjen pa maskë në zonën e përzier, ndërkohë që ish-notari amerikan Maya DiRado e akuzoi atë për rrezikimin e shokëve të tij, duke refuzuar të vaksinohej.

Tani për tani, IOC ende nuk ka vendosur vaksinimin e detyrueshëm për atletët, teknikët dhe stafin në përgjithësi. Mirëpo Komiteti Olimpik Amerikan ka thënë se do të shqyrtojë përjashtimet nga imunizimi rast pas rasti.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport 4-20 shkurt 2022 komiteti olimpik amerikan lojërat olimpike dimërore të pekinit michael andrew 4-20 shkurt 2022 komiteti olimpik amerikan lojërat olimpike dimërore të pekinit michael andrew

Sondazh

Poll