Reciproriteti i targave, reagon BASHA: Kosova është sovrane, sa më shpejt ta kuptojë këtë Beogradi, aq më mirë do jetë&
21 Shtator 2021, 19:43Nga DOSJA
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka komentuar zhvillimet në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, ku prej ditësh ka tensione për shkak të reciproriteti të targave. Me anë të një postimi në rrjetin social “Twitter”, Basha shkruan se gjuha kërcënuese e Beogradit i përket një të shkuare pasi Kosova është vend sovran. Po ashtu, Basha shkruan se qendrimet e Beogradit, zbulojnë qëllimet e vërteta të presidentit serb Aleksandër Vuçiçit.
“Gjuha kërcënuese e Beogradit i përket një të shkuare që askush nuk e kthen dot më! Kosova është shtet i pavarur dhe marrëdhëniet mes dy shtetesh sovrane funksionojnë mbi baza reciprociteti. Kjo është e drejtë e patjetërsueshme e Kosovës. Sa më shpejt ta kuptojë këtë Beogradi aq më mirë do të jetë për Serbinë dhe për marrëdhëniet mes vendeve të rajonit. Qëndrimet e Beogradit ndaj vendimit legjitim dhe që nuk cënon asnjë marrëveshje të nënshkruar në Bruksel nga qeveria e Republikës së Kosovës, zbulojnë qëllimet e vërteta të Vuçiç dhe fshehjen pas fallsitetit të iniciativës së Novi Sadit,”-shkruan Basha.
Veturat që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikëkalimet kufitare të Kosovës që kushtojnë 5 euro dhe janë të vlefshme për 60 ditë. Marrëveshja e Brukselit për lëvizjen e lirë, e cila u arrit në korrik të vitin 2011 në dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përcaktonte që të gjithë drejtuesit e mjeteve të cilët që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat ‘KS’ (Kosovë) ose ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.
Vendimi hyri në fuqi dy ditë më parë, duke shkaktuar tensione mes palëve, ku zyrtarët serbë nuk i kanë kursyer as kërcënimet. Lidhur me këto të fundit, BE dhe SHBA kanë lëshuar deklarata ku kërkojnë qetësimin e gjakrave mes palëve, por deri më tani nuk ka asnjë shenjë “paqeje”.
FIER – Një qytetar nga Kosova ka qënë i pranishëm në takimin e zhvilluar në Fier mes Sali Berishës dhe mbështetësve të tij. Ai ka kërkuar mbështetjen e is...
FIER – Një situatë e sikletshme është krijuar për ish-Kryeministrin Sali Berisha gjatë takimit të tij në Fier kur një nga simpatizantët e tij i ka thënë s...
VLORË– Afrim Qëndro, i cili u vendos nga Damian Gjiknuri si nënkryetar i Bashkisë së Vlorës, ka deklaruar sot në mbledhjen e prezantimit të drejtuesi...
VLORË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka prezantuar koordinatorin e ri politik të qarkut të Vlorës, Arben Ahmetaj. Në...
FIER– Ish-kryeministri Sali Berisha ka analizuar gabimet që sipas tij ka bërë kryedemokrati Lulzim Basha në krye të PD-së. Në fjalën e tij, nga Fieri, Ber...
FIER– Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha po mban një takim me qytetarët në Fieri. Mesa duket emocioni për të qënë pjesë e takimit të Sali...