Politike

‘Foltorja’ në Fier/ Berisha-ambasadores Kim: Dosje ka, por janë shpifje! Basha u morr peng, të lërë mandatin. D

21 Shtator 2021, 08:10 Nga DOSJA
‘Foltorja’ në Fier/ Berisha-ambasadores Kim: Dosje ka, por

FIER– Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar sot takimin e dytë të “Foltores” në qytetin e Fierit. Gjatë më shumë se një orë deklarata para demokratëve, Berisha “zbërtheu” atë që e cilësoi si gjuha e kodeve, mes kryedemokratit Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama lidhur me ndryshimin e Kushtetutës.

Në fjalën e tij, Berisha ka kërkuar që opozita të angazhohet për ndryshimin e reformës territoriale, ndërkohë që nuk i ka kursyer as nofkat ndaj Bashës. Duke e cilësuar si “ish-kryetari” apo dhe “peng-kryetari”, Berisha tha se  mes Bashës dhe Ramës ka pasur një bashkëpunim, ndërsa shtonse kryeministri mori peng kreun e opozitës  për t’i futur thikë pas shpine PD me dorën e vetëm Bashës.

Gjatë fjalës së tij para demokratëve në Fier, Berisha sulmoi edhe ambasadoren amerikane Yuri Kim, sipas të cilit ‘diplomatja i paska thënë kryedemokratit Basha se “Berisha i di që kemi dosje”, ndërkohë që Berisha këmbënguli se të gjitha çfarë shkruhen aty janë vetëm shpifje. Ndërkohë që kërkoi nga Basha që të linte mandatin e kryetarit, ish-kryeministri i vendit i dërgoi një mesazh edhe deputetëve të listës së tij, duke i kërkuar që të mos pranojnë asnjë marrëveshje me Ramës. Këta të fundit, Berisha i paralajmëroi edhe për ndryshime, duke iu referuar mbledhjes së forumeve të Partisë Demokratike.

Ky ishte takimi i dytë që Berisha zhvilloi, nga turi që ka ndërmarrë për të vizituar të gjithë Shqipërinë me emrin simbolik: ‘Foltorja për PD’. Lidhur me nismën Berisha pati edhe mbështetjen edhe nga Bujar Nishani, Edi Paloka, Tritan Shehu dhe Flamur Noka, ndërkohë që sot në Fier nuk mungoi as kreu i degës, Luan Baçi. Berisha u përjashtua më 9 shtator 2021 nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, pas presionit që SHBA ushtruan mbi kryetarin Lulzim Basha. Basha dhe Berisha kanë hyrë tashmë në një përplasje me njëri-tjetrin ku ish-kryeministri e akuzon për shitje të interesave të PD, përfitime personale dhe bashkëpunim me Edi Ramën. Takimin e parë të turit të nisur, Berisha e zhvilloi në Tiranë, ku dhe e quajti nën-kryetar Bashën.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne fier aksioni i berishes foltorja per pd sali berisha sali berisha ne fier

Sondazh

Poll