“Serbia na ka sjellë ushtrinë! Luli është mashtrues, Ramën e kemi non grata”/ I riu nga Kosova kërkon ndihmën e B
21 Shtator 2021, 19:10Nga DOSJA
FIER – Një qytetar nga Kosova ka qënë i pranishëm në takimin e zhvilluar në Fier mes Sali Berishës dhe mbështetësve të tij. Ai ka kërkuar mbështetjen e ish-kryetarit të PD lidhur me faktin që Serbia u ka dërguar ushtrinë në kufi.
Berisha ka thënë se është komplet i fokusuar të mbrojë interesin kombëtar ndërsa qytetari i tha se kanë besim vetëm tek Berisha pasi Lulzim Bashën e cilësoi “mashtrues” dhe për Ramën tha se e kanë shpallur “non grata”.
Qytetari:Kam ardhur nga Kosova, të gjithë Kosovën e ke mbrapa. Kërkojmë mbështetjen tënde se nga Luli nuk presim asgjë se është mashtrues, Edi Ramën e kemi shpallur “non grata”. Presim mbështetjen tuaj se jemi në rrezik. Serbi ka sjellë ushtrinë deri në kufi.
Berisha: Parimi ynë në çdo kohë ishte një komb një qëndrim dhe ai parim funksionoi. Do të tregoj vetëm një moment. Në vitin 2005 i fituam zgjedhjet. Takimin e parë në Bruksel, duke ditur qëndrimet e mia, nuk e fsheha, e thashë në takim, zotërinj pavarësia e Kosovës është rruga e fundit për t’i dhënë fund gjendjes së kombit shqiptar në rajon. Thashë të shpallet e pavarur dhe ne stabilizohemi, kjo është opsioni. Interesi kombëtar është vetëm një dhe atë që ka bërë Rama duke rrethuar Kosovën me armiqësi është akti më armiqësor ndaj kombit shqiptar. Pse e bën këtë? Si mund ta bësh ti atë. A e dini ju që Vuçiç nuk e njeh gjenocidin? Tha masakrën e Rejçakut e ka bërë perëndimor dhe Rama nuk tha një fjalë. Ne do të mbrojmë interesin kombëtar.
FIER – Një situatë e sikletshme është krijuar për ish-Kryeministrin Sali Berisha gjatë takimit të tij në Fier kur një nga simpatizantët e tij i ka thënë s...
VLORË– Afrim Qëndro, i cili u vendos nga Damian Gjiknuri si nënkryetar i Bashkisë së Vlorës, ka deklaruar sot në mbledhjen e prezantimit të drejtuesi...
VLORË– Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka prezantuar koordinatorin e ri politik të qarkut të Vlorës, Arben Ahmetaj. Në...
FIER– Ish-kryeministri Sali Berisha ka analizuar gabimet që sipas tij ka bërë kryedemokrati Lulzim Basha në krye të PD-së. Në fjalën e tij, nga Fieri, Ber...
FIER– Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha po mban një takim me qytetarët në Fieri. Mesa duket emocioni për të qënë pjesë e takimit të Sali...
FIER – Sali Berisha ka ndarë me mbështetësit e tij në Fier një rast të vitit 1991 me Azem Hajdarin, të ngjashëm me këtë tani sipas tij . Sipas ish-kreut t...
TIRANË– Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha i ka dërguar një mesazh të gjithë deputetëve të Partisë Demokratike. Nga Fieri, ai ka kër...