Bota

Albin Kurti gjatë takimit me ambasadorët e QUINT: Targat ose t’i mbajmë të dy vendet, ose t’i heqim

21 Shtator 2021, 19:19 Nga DOSJA
Albin Kurti gjatë takimit me ambasadorët e QUINT: Targat ose t’i

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur paraditen e sotme në takim ambasodrët e QUINT-it. Në takimin e mbajtur në kuadër të vendimit për vendosjen e reciprocitetit për targat, Kurti tha se i qëndron vendimit të tij dhe se targat duhet të mbahen ose nga të dy vendet, ose nga asnjë prej tyre.

“Tek reciprositeti i targave të përkohëshme, Kosova dhe Serbia ose kanë të dyja të drjtë, ose janë të dyja gabim. Pra, ose do t’i mbajmë aso lloj targash të dyja shtetet, ose le t’i heqim ato edhe Kosova edhe Serbia”, tha Kurti.

Kryeministri i Kosovës informoi ambasadorët se në asnjë vendkalim kufitar nuk ka pasur incidente dhe shtoi se vendimi për reciprocitetin e targave nuk është as provokim dhe as diskriminim ndaj askujt. Kurti ka theksuar se njësitë speciale ndodhen aty për të mbrojtur policinë dhe vendkalimet kufitare, ndërkohë që nuk është shkelur asnjë ligj.

“Prania e tyre aktuale është aty për shkak se dhjetëra protestues kanë bllokuar me makineri rrugët që shpiejnë te pikat kufitare 1 dhe 31 e në afërsi të tyre. Policia ka biseduar me protestuesit dhe nuk i ka cënuar ata”, është shprehur ai.

Kryeministri Kurti njoftoi ambasadorët edhe për bisedën telefonike që ka pasur mbrëmë me Zëvendës Presidentin e Komisionit Europian dhe Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.Ndërkohë që Ministri Sveçla tha se policia e Kosovës është në krye të detyrës për të ruajtur rendin dhe sigurinë.

“Qytetarët serbë nuk kanë pse të ndjehen të frikësuar. Masat e ndërmarra nuk janë kundër atyre dhe as kundër ndokujt tjetër. Policia nuk merret me nacionalitetin e udhëtarëve. Ajo i mbron e respekton të gjithë qytetarët pa dallim”, tha ministri.

Ambasadorët e QUINT dhe Kryeministri Albin Kurti, ranë dakord për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe vijimin e dialogut.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni albin kurti ne takimin me quint albin kurti ne takimin me quint

Sondazh

Poll

Bota 21 Shtator 2021, 15:56

SERBI– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shprehur se nuk dëshiron tu përgjigjet deklaratve të bëra nga presidenti i Koroacisë, Z...