Bota

21 Shtator 2021, 15:56 Nga DOSJA

SERBI– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shprehur se nuk dëshiron tu përgjigjet deklaratve të bëra nga presidenti i Koroacisë, Zoran Milanoviç, i cili ditën e djeshme e quajti atë një nga nxitësit më të spikatur të luftës së viteve 1990.

Mediat e huaja raportuan se Vuçiç e ironizoi presidentin Korat duke thënë se ai shqetësohet shumë për Serbinë dhe ka dëshirë ta shohë pjesë të BE.

“Unë e kuptoj Milanoviçin, është një mik i sinqertë i Serbisë dhe dëshiron ta shohë Serbinë në BE. Me sa duket unë po e bezdis dhe do ta zgjidh këtë problem” tha Vuçiç me ironi.

Ai shtoi se asgjë nuk do të jetë në gjendje të ndryshojë faktin se Serbia do ta kalojë Kroacinë në rritjen ekonomike.
“Nuk më shkon në mendje ta fyej, ai është zgjedhja e popullit të Kroacisë, është imazhi dhe mundësia e tyre. Nuk më shkon në mendje të ofendoj njerëzit”, tha Vuçiç për deklarat e Milanoviç, të cilat i quajti fyerje të ulëta dhe të cekëta.

Presidenti i Koracisë, Zoran Milanoviç tha këtë të hënë nga New York-u se çështja më e rëdësishme për Koracinë ishte ajo që do të ndodhte me Bashkimin Europian gjatë 10 viteve të ardhshme. Duke folur për Serbinë ai u shpreh se Vuçiç ishte një pengesë e madhe dhe se nuk kishte asnjë qëllim të fortë për tu bashkuar me BE, ndryshe nga Shqiperia dhe Maqedonia e Veriut të cilat po punonin fort.
Milanoviç e cilësoi presidentin serb si një nga nxitesit më të shquar të luftës së viteve 1990.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni reagimi i vucic per deklaraten e milanovic reagimi i vucic per deklaraten e milanovic

Sondazh

Poll