Bota

“Disa njerëz më donin të vdekur”, Papa Françesku bën shaka pas ndërhyrjes kirurgjikale që e mbajti 11 ditë në spita

21 Shtator 2021, 15:18 Nga DOSJA
“Disa njerëz më donin të vdekur”, Papa

SLLOVAKI– Papa Françesku ka bërë shaka duke thënë se disa njerëz e donin të vdekur dhe se pjesëtarët e Kishës kishin filluar të përgatisnin Konklavën, për të zgjedhur papën e ri.
Revista jezuite, La Civilta Cattolica raportoi këtë të martë komentet e bëra nga Papa gjatë një takimi me Jezuitët në Sllovaki, më herët gjatë këtij muaji.

I pyetur për shëndetin e tij nga një prej jezuitëve, Papa Françesku tha:

“Ende gjallë, edhe pse disa njerëz më donin të vdekur. E di që pati edhe takime mes prelatëve të cilët mendonin se Papa ishte në gjendje më të keqe shëndetësore seç ishte vërtetë. Ata po përgatisnin Konklavën. Falë zotit, jam mirë.”

Papa i zgjedhur në vitin 2013, kaloi 11 ditë në spital pas një ndërhyrje kirurgjikale për korrigjimin e ngushtimit të kolon-it, në 4 korrik të këtij viti.

Papa Françesku gjithashtu foli edhe për kritikat që merr.
“Është një televizion i madh katolik që vazhdimisht publikon thashetheme për Papën pa asnjë problem. Unë personalisht mund të meritoj sulme dhe ofendime sepse jam një mëkatar, por Kisha nuk e meriton këtë: është vepër e Djallit. Po, ka edhe klerikë që bëjnë komente të këqija për mua. Ndonjëherë më mungon durimi, veçanërisht kur ata gjykojnë pa hyrë në një dialog të vërtetë. Në këto raste nuk mund të bëj asgjë. Sidoqoftë, unë vazhdoj para pa hyrë në botën e tyre të fatazive. Për këtë arsye preferoj të predikoj.” u shpreh ai.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota papa françesku papa françesku

Sondazh

Poll