Bota

Richard Grenell reagon pas fjalimit të Biden në OKB: Dialogu Kosovë-Serbi duket se nuk është një prioritet i qeverisë Bid

21 Shtator 2021, 16:34 Nga DOSJA
Richard Grenell reagon pas fjalimit të Biden në OKB: Dialogu

SHBA– Presidenti i Shteteve të Bashkuara atë Amerikës, Joe Biden ka mbajtur fjalimin e tij të parë në Asamblenë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ai është zotuar për bashkëpunim me aleatët në këto kohë të vështira dhe ka folur për rëndësinë e luftës ndaj covid-19. Ai la pa përmendur disa nga problemet kryesore që po ndodhin aktualisht në botë, gjë kjo që nuk kaloi pa u vënë re nga i Dërguari Special i ish-presidentit Trump për Negociatat e Paqes në Serbi dhe Kosovë.

Grenell reagoi në profilin e tij në twitter duke shkruar se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk duket të jetë një çështje primare për Shtëpinë e Bardhë.
“Joe Biden nuk mori mundimin as ta përmendte dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në fjalimin e tij në OKB. Duket qartë që partneriteti me Ballkanin nuk është një prioritet i kësaj qeverie”, shkroi Grenell.

 

Joe Biden fails to even mention the Kosovo-Serbia dialogue in his UN speech.

It is clearly not a priority for this White House to partner with the Balkans in any way.

— Richard Grenell (@RichardGrenell) September 21, 2021

Richard Grenell, i emëruar në vitin 2019 nga Trump si i Dërguar Special për Negociatat e Paqes mes Kosovës dhe Serbisë është shprehur edhe më herët se presidenti Joe Biden nuk shfaq asnjë interes mbi rajonin e Ballkanit dhe aq më pak për dialogun Kosovë-Serbi.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni joe biden richard grenell joe biden richard grenell

Sondazh

Poll

Bota 21 Shtator 2021, 15:56

SERBI– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shprehur se nuk dëshiron tu përgjigjet deklaratve të bëra nga presidenti i Koroacisë, Z...