Shoferi harron vogëlushen 2 vjeçe në autobusin e kopshtit, një kalimtare i shpëtoi jetën kur e dëgjoi tek qante
21 Shtator 2021, 17:39Nga DOSJA
GREQI – Gjithçka filloi kur mëngjesin e djeshëm, autobusi i kopshtit i dorëzoi fëmijët në kopshtin eVarkizësdhe shoferi u kthye në shtëpi. Gjatë gjithë kësaj kohe askush nuk e vuri re se një vajzë dy vjeçare kishte fjetur brenda autobusit.
Shoferi u kthye në shtëpinë e tij në në Voula, ndërsa për vajzën e vogël nuk u interesua askush nga kopshti gjatë gjithë ditës. Në një moment vajza e pafat u zgjua dhe kuptoi se ishte mbyllur brenda, ndërkohë nxehtësia dhe dritaret e mbyllura e bënin atmosferën brenda autobusit mbytëse. Rreth katër orë më vonë, në orën 12:00, ndërsa foshnja po qante dhe ulërinte, një grua dëgjoi zërat e saj dhe thirri policinë. Më pas shoferi u lajmërua dhe më në fund vajza dy vjeçare u la e lirë.
Prindërit u njoftuan menjëherë, të cilët ngritën një padi kundër shoferit për ekspozimin ndaj rrezikut të një të mituri. Shoferi, edukatorja, drejtori dhe pronari i kopshtit u dërguan në komisariat. Prokurori që trajtoi çështjen kërkoi para çdo procedure tjetër që të mblidhte të gjithë informacionin dhe dëshmitë e nevojshme që do të plotësonte dosjen e çështjes dhe kjo ka shkaktuar shqetësim të prindërve, të cilët i morrën fëmijët e tyre të zemëruar nga kopshti.
“Mund të ketë qenë një gabim njerëzor, por çdo gjë ka një kufi. Ata nuk na telefonuan, ne u informuam nga një gazetë. Ne u trembëm dhe do t’i marrim fëmijët në shtëpi”, thanë prindërit jashtë kopshtit.
(m.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
SHBA– Presidenti i Shteteve të Bashkuara atë Amerikës, Joe Biden ka mbajtur fjalimin e tij të parë në Asamblenë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ai ...
Bota21 Shtator 2021, 15:56
SERBI– Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është shprehur se nuk dëshiron tu përgjigjet deklaratve të bëra nga presidenti i Koroacisë, Z...
GREQI – Incidenti ndodhi të shtunën në mbrëmje në rrugën Makedonikis Aminis, para syve të frikësuar të dhjetëra të rinjve që po argëtoheshin atje. Algjeri...
GREQI – Gazetari turk Fatik Portakal, i njohur dhe për kundërshtimet e forta që ka ndaj presidentit turk Erdogan, ka treguar për ndjekësit në rrjetin soci...
ANGLI– Një person i tretë rus akuzohet për përfshirjen në helmimet e vitit 2018 në qytetin e Salisbury, që la tre të helmuar rëndë dhe një të vdekur. Sipa...
HAGË- Ish-pjesëtari i UÇK-së, Salih Mustafa ka dalë sot në seancën e radhës para trupës së togave të zeza të Gjykatës Speciale në Hagë. Në seancën e...
ANGLI- Boris Johnson ka konfirmuar se ka 6 fëmijë në total. Mirror shkruan se gjatë një interviste, Johnson më në fund konfirmoi numrin e fëmijëve që ka, pas di...
ANGLI- Gazetari britanik Tim Judah ka komentuar situatën në veri të Kosovës. Gazeta Ekspress shkruan se sipas tij, situata do të tensionohet më vonë. Ai ka bërë...