Bota

‘Kritiku’ i Erdogan futet në ujërat territoriale greke, roja bregdetare e dëbon, gazetari turk rrëfen ngjarjen:

21 Shtator 2021, 14:03 Nga DOSJA
‘Kritiku’ i Erdogan futet në ujërat territoriale greke,

GREQI – Gazetari turk Fatik Portakal, i njohur dhe për kundërshtimet e forta që ka ndaj presidentit turk Erdogan, ka treguar për ndjekësit në rrjetin social Instagram se një incident i vogël gjatë lundrimit më varkë ka bërë që të shoqërohet nga rojet bregdetare greke në kufi.

Sipas gazetës Protothema Portakal ka qënë duke lundruar me varkën e tij, kur ka kaluar padashje në ujërat territorial grek. Gazetari, lundroi nga Gotzek, në provincën e Muglës, dhe u drejtua në perëndim duke lundruar për dymbëdhjetë orë.

“Moti ishte i mirë, kishte një valë, pastaj erdhi era. Ndalova në mes të detit për 15-20 minuta. “Pashë një delfin që më shoqëronte,” tha ai, duke përshkruar se si varka përfundoi në ujërat grekë dhe  një varkë e Rojës Bregdetare Greke e detyroi atë të kthehej në ujërat turke me nxitim . “Kam luajtur pak me kufirin grek, kam hyrë e kam dalë, kur kam parë anijen greke, roja bregdetare greke, kam ikur në anën turke”, ka thënë ai.

Deri në verën e vitit 2020, Fatih Portakal ishte prezantues lajmesh në kanalin televiziv FOX të Turqisë dhe u pushua nga puna për shkak të kritikave të tij ndaj qeverisë Erdogan. Në fakt, vetë presidenti turk kishte ngritur një padi kundër gazetarit, pas disa deklaratave të Portokal, që la të kuptohej se depozitat bankare mund të konfiskoheshin në Turqi për shkak të krizës së koronavirusit. Sot, Portakal ka kanalin e tij në Youtube, ku vazhdon të kritikojë veprimet e qeverisë turke.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota fatih portakal gazetari turk kalon kufirin grek fatih portakal gazetari turk kalon kufirin grek

Sondazh

Poll