Bota

Helmimi me ‘novichok’ në Angli! Sulmi la pas një të vdekur dhe dy të dëmtuar, përballet me akuzat personi i tr

21 Shtator 2021, 14:27 Nga DOSJA
Helmimi me ‘novichok’ në Angli! Sulmi la pas një të

ANGLI– Një person i tretë rus akuzohet për përfshirjen në helmimet e vitit 2018 në qytetin e Salisbury, që la tre të helmuar rëndë dhe një të vdekur. Sipas mediave të huaja Denis Sergeev ishte një komandues i fshehur në sulmin me ‘novichok’ mbi ish-agjentin e dyfishtë Sergei Skripal dhe të bijës Julia.

Kryeministri Boris Johnson tha se të dyshuarit duhet të vendosen para drejtësisë. Zëdhënësja e Minitrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se Mbretëria e Bashkuar po e përdorte çështjen si mjet për të ushtruar presion mbi Rusinë.

“Në mënyrë deçizive mohojmë të gjitha përpjekjet e Londrës për të fajsuar Moskën mbi atë që ndodhi në Salisbury” tha ajo.

Policia konfirmoi se besonin që të dyshuarit i përkisnin grupit të GRU, shërbimit të inteligjencës ushtarake ruse. Segreev besohet të jetë anëtar i vjetër i grupit dhe gjithashtu besohet të ketë lidhje me aktivitete të tjera të fshehta kudo në Europë. Prokuroria e Mbretërisë së Bashkuar ka lëshuar akuza për të dyshuarit, por ata nuk mund të akuzohen zyrtarisht për sa kohë nuk janë të arrestuar.

Dy të akuzuarit e tjerë janë Anatoliy Chepiga dhe Alexander Mishkin, të cilët përdornin përkatësisht emrat Alexander Petrov dhe Ruslan Borishov. Personi i tretë, Denis Segreev, përdorte emrin Sergey Fedotov.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota denis segreev helmimi me novicok denis segreev helmimi me novicok

Sondazh

Poll