Bota

Video/Krimi brutal në Selanik, algjeriani godet me thikë bashkatdhetarin e tij

21 Shtator 2021, 15:19 Nga DOSJA
Video/Krimi brutal në Selanik, algjeriani godet me thikë

GREQI – Incidenti ndodhi të shtunën në mbrëmje në rrugën Makedonikis Aminis, para syve të frikësuar të dhjetëra të rinjve që po argëtoheshin atje. Algjeriani 24 vjeçar mori disa goditje me thikë nga autori. Njëra prej tyre e goditi atë në zemër. Disa sekonda më vonë ai ra në rrugë i mbuluar me gjak. Siç shihet në video, në atë moment në vend mbërrijnë punonjësit e policisë. Autori i krimit hedh thikën dhe dorëzohet.

20-vjeçari akuzohet për vrasje me dashje dhe shkelje të ligjit për armët dhe është lënë në burg ditën e sotme. Ai ka kërkuar falje për ngjarjen e ndodhur duke pretenduar se ishte për vetëmbrojtje, pasi fillimisht sulmoi viktimën me gërshërë. Autori tha se kishte probleme me 24-vjeçarin, të cilin e prezantoi si udhëheqës të bandës që bënte pjesë.

Ai tha se viktima e ofendoi duke fyer burrërinë e tij dhe këtu filloi përleshja. Pastaj ai vrapoi, mori një thikë dhe me të sulmoi 24-vjeçarin. Ai tha se ishte frikësuar për jetën e tij, por nuk kishte ndërmend të vriste bashkatdhetarin e tij.

m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota algjeriani vret shokun me thike algjeriani vret shokun me thike

Sondazh

Poll