Bota

Seanca e tretë e gjykimit të Salih Mustafës, ish-kreu i UÇK-së kërkon fjalën: Kam stres. Gjykatësja mbyll dyert për med

21 Shtator 2021, 10:03 Nga DOSJA
Seanca e tretë e gjykimit të Salih Mustafës, ish-kreu i

HAGË- Ish-pjesëtari i UÇK-së, Salih Mustafa ka dalë sot në seancën e radhës para trupës së togave të zeza të Gjykatës Speciale në Hagë. Në seancën e sotme Musatafa i ka kërkuar falje gjykatëses për veprimet e tij, ndërkohë që ka shtuar se shumë faktorë i kanë shkaktuar stres këto kohë. Më pas seanca kaloi me dyer të mbyllura. pasi prokurori nisi të marrë në pyetje dëshmitarin e parë. Ky i fundit tregoi disa të dhëna në lidhje me kohën, kur e kanë rrëmbyer. Ai tha se atë e rrëmbyen njësia “Skifterat” dhe e keqtrajtuan aq shumë sa është futur në operacion më vonë. Gjatë seancës së sotme, avokati i Mustafës kërkoi që, klienti i tij të largohej pasi nuk ndihej mirë.

Në seancën e djeshme doli vetëm një dëshmitarë, i cili ka dëshmuar kundër Salih Mustafës. Dëshmitari i parë, i cili doli u shpreh dy persona e kanë ndaluar atë në rrugë, të veshur me uniforma si ato të UÇK-së, dhe ja kanë futur kokën në thes.  Ai shtoi se në uniformat e tyre nuk pa asnjë emblembë që mund t’i identifikonte ata, ndërkohë që sipas tij, ata u prezantuan si pjesëtarë të UÇK-së, dhe e kanë çuar atë në Zllash. Ata para se ta dhunonin atë, i kanë ofruar tij një çokollatë dhe më pas e kanë grushtuar në fytyrë.

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është i arrestuari i parë nga Specialja ku më 12 qershor 2020 është konfirmuar aktakuza ndaj tij, kurse arrestimi i tij u bë me 24 shtator, ku po të njëjtën ditë, ai është transferuar në objektin e paraburgimit në Hagë. Më 24 shtator ishin bërë publike edhe aktakuza ndaj Mustafës.

Aktakuza kundër tij për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme është konfirmuar në qershor të vitit të kaluar. Krimet për të cilat akuzohet Mustafa, sipas aktakuzës, dyshohet se janë kryer gjatë muajit prill të vitit 1999 në një qendër ndalimi në fshatin Zllash që ndodhet në rrethinën e Komunës së Prishtinës.

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora kosova ne hage salih mustafa kosova ne hage salih mustafa

Sondazh

Poll