Bota

Gazetari britanik: Situata në veri të Kosovës do të tensionohet 

21 Shtator 2021, 13:40 Nga DOSJA
Gazetari britanik: Situata në veri të Kosovës do të

ANGLI- Gazetari britanik Tim Judah ka komentuar situatën në veri të Kosovës. Gazeta Ekspress shkruan se sipas tij, situata do të tensionohet më vonë. Ai ka bërë me dije se ushtria serbe është duke u vendosur në afërsi të kufijve të Kosovës.

“Ushtria serbe raportohet se është duke ju ofruar kufijve të Kosovës dhe Policia e Kosovës tashmë ka zbarkuar në veri. Tërë kjo pasi që Qeveria e Kosovës ka vendosur të njëjtat rregulla për tabelat e regjistrimit serbe ashtu sikurse bënë Serbia për ato të Kosovës. Shtyerja e bërrylave Vucic-Kurti mund të bëhet e rrezikshme”, ka thënë Judah.

Lajmi kryesor/ Vendosja e reciprocitetit të targave nga qeveria e Kosovës, dogana e Jarinjës vijon të mbetet e bllokuar, BE dhe SHBA thirrje për ulje të tensioneve

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni kosova vendos reciprocitetin me serbine tim judah kosova vendos reciprocitetin me serbine tim judah

Sondazh

Poll