Bota

Vendosja e reciprocitetit nga ana e Kosovës, Berisha: Dënoj reagimin e serbomadhit Vuçiç dhe heshtjen e argatit të tij në

21 Shtator 2021, 13:20 Nga DOSJA
Vendosja e reciprocitetit nga ana e Kosovës, Berisha: Dënoj reagimin e

TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka përgëzuar vendimin e qeverisë Kurti për vendosjen e reciprocitetit të targave me Serbinë. Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se dënon reagimin e Presidentit serb Aleksandër Vuçiç, të cilin Berisha e quan serbomadhi, si dhe heshtjen e Kryeministrit Edi Rama, të cilin ish-kryeministri e quajti Zografi bis.

Postimi i Plotë:

Kosova vendosi dje reciprocitetin me Serbine. Te dashur miq, Republika e Kosoves vendosi dje reciprocitetin me Serbine dmth makinat me targa serbe qe hyne ne Kosove detyrohen te vendosin ne targe te perkohshme me afat skadimi 60 ditor qe kushton euro 5 njelloj sikunder Beogradi detyronte makinat e Kosoves qe kalojne ne territorin e Serbise. Pas kesaj mase reciprociteti te imponuar nga diskriminimi qe Beogradi u bente makinave me targe te Kosoves qe udhetonin ne territorin e Serbise, Serbet ne Veri te Kosoves me urdher te Beogradit reaguan me bllokimin e rrugeve te cilat i çbllokoi policia e Kosoves. Pershendes kete mase te qeverise se Kosoves per vendosjen e reciprocitetit midis vendeve te barabarta dhe denoj reagimin destabilizues te serbomadhit Vuçiç dhe heshtjen e argatit te tij ne Tirane, Zografi bis ndaj qendrimit te padronit te tij Vuçiç.

Lajmi kryesor/ Vendosja e reciprocitetit të targave nga qeveria e Kosovës, dogana e Jarinjës vijon të mbetet e bllokuar, BE dhe SHBA thirrje për ulje të tensioneve

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni kosova vendos reciprocitetin me serbine sali berisha kosova vendos reciprocitetin me serbine sali berisha

Sondazh

Poll